Në Kukës merren ende çertifikata

Kukësi

Në Kukës merren ende çertifikata

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 16:08
ilustrim

Në Kukës ka ende qytetarë që detyrohen të trokasin në zyrën e gjendjes civile për tu pajisur me çertifikatë. Vendimi i Këshillit të Ministrave për evitimin e këtij dokumentacioni duket se nuk ka gjetur zbatim në institucionet e këtij qyteti

Shqetësim bëhet i ditur nga përgjegjësi i zyrës së gjendjes civile, Shkëlqim Shehu.

Shehu: Ne kemi nxjerrë edhe njoftime se për përfitimin e çertifikatave personale dhe familjare për përdorim në institucionet publike, këto lloj çertifikatash  i përfitojnë  drejtpërdrejt e institucionit që i kërkon. Nga institucionet akoma nuk kryhet ky shërbim.

Çertifikatat por edhe dokumente të tjera do të sigurohen nga institucionet përmes platformës e-albania. Ky vendim i qeverisë synon ti japë fund burokracisë në administratën shtetërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat