Kukës, trashësia e borës arrin në 30 cm

Kukësi

Kukës, trashësia e borës arrin në 30 cm

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 20:38
Bora

I gjithë qarku i Kukësit është përfshirë nga bora mëngjesin e kësaj të diele.

Reshjet e borës nisën rreth orës 3 të mëngjesit, ku në qytetin e Kukësit arriti në 4 cm, ndërsa në rajonin e Valbonës dhe Qafë Shllak rreth 30 cm.

Aktualisht të gjitha akset rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme pa zinxhirë. Reshjet e rëna kanë krijuar vështirësi momentale, ku është ndërhyrë nga firmat kontraktore për stabilizimin e gjendjes.

Në Rrugën e Kombit, trashësia e borës është 10 cm në zonën e Tunel-Kalimash, ndërsa atje kanë punuar 10 borë pastruese për të mbajtur të hapur aksin nacional.

Sipas të dhënave nga Shtabi i emergjencave Civile në qarkun e Kukësit janë në punë 26 borëpastruese për mbajtjen në gatishmëri të akseve rrugore.

Ka probleme me energjinë elektrike dhe janë aktualisht pa furnizim një pjesë e Bashkisë së Kukësit, si dhe njësitë administrative Malzi, Shishtavec, Bushtricë, Ujmisht, Grykë-Çaj dhe zonat Margegaj e Lekbibaj në Tropojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat