Ja si u ndie në Kukës tërmeti i fuqishëm

Kukësi

Ja si u ndie në Kukës tërmeti i fuqishëm

Më: 4 janar 2018 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

Lëkundje të fuqishme tërmeti janë ndjerë mesditën e sotme në të gjithë veriun e Shqipërisë deri në Tiranë. Epiqendra ka qenë në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në malet e Vermoshit.

Lëkundjet kanë shkaktuar panik në radhët e qytetarëve, ku shumë prej tyre janë larguar të alarmuar nga banesat.

Mjafton të hapësh rrjetet sociale për të kuptuar frikën në radhët e qytetarëve.

Një video e bërë publike në rrjetet sociale tregon se sa është ndjerë tërmeti në Kukës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat