Rreth 4 mijë familje përjashtohen nga ndihma ekonomike në Kukës - Bota Sot
Rreth 4 mijë familje përjashtohen nga ndihma ekonomike në Kukës

Kukësi

E martë, 25 shtator 2018

Rreth 4 mijë familje përjashtohen nga ndihma ekonomike në Kukës

Më: 1 mars 2018 Në ora: 13:57
ilustrim

Kukësi është një nga qytetet ku sipas të dhënave të ardhurat për frymë janë më të ulëta, kjo pasi edhe numri i të punësuarve është shumë më i ulët.

Por me skemën e re të ndihmës sociale, në këtë qytetet sipas të dhënave të kreut të këshillit bashkiak, Gjelbrim Shehu janë përjashtuar mbi 3500 familje.

Për këtë përjashtim në masë, ai i ka drejtuar një letër kryeministrit Edi Rama, Kryetarit të Kuvendit, kryetarit të bashkisë së Kukësit si dhe atij të prefekturës, ku i kërkon rishikimin e listës pasi familjet kanë nevojë për ndihmë.

Ai i parashtron Ramës 6 kërkesa të cilat janë etike për tu plotësuar nga ana e qeverisë, ku mes tyre përfshihet ajo e heqjes së taksës 10 euro për kalimin në rrugën  e Kombit apo dhe anulimin e dhënies së lejeve për ndërtimin e HEC-ve në këtë zonë.

“Ne kushtet e nje rrenimi ekonomik, te nje varferie ekstreme te shumices se banoreve te Kukesit, te izolimit te perditshem nga qeveria,te papunesise, mungeses se sherbimeve jetike qe lidhen me qeverine, mbyllja e dyerve per te gjetur nje zgjidhje apo per te qare nje hall, duke ju hequr te drejten e levizjes se lire, etj. ,ne keshillltaret e djathte te Bashkise Kukes,duke jetuar me hallet e perditshme te qytetareve ,falenderojme te gjithe keshilltaret e bashkise qe unanimisht ju bashkuan nismes sone per ti adresuar problematikat kryesore ne nje MEMO drejtuar qeverise”, shkruan ai teksa ka bërë publike edhe memon.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test