Kukës, protestuesit bllokojnë për 10 minuta qarkullimin në Rrugën e Kombit - Bota Sot
Kukës, protestuesit bllokojnë për 10 minuta qarkullimin në Rrugën e Kombit

Kukësi

E diel, 23 shtator 2018

Kukës, protestuesit bllokojnë për 10 minuta qarkullimin në Rrugën e Kombit

Më: 5 prill 2018 Në ora: 20:46
Kukës

Kuksianët vijuan edhe gjatë kësaj të enjteje protestën e tyre për lirimin e të arrestuarve për ngjarjet e pak ditëve më parë, kur u protestua në mënyrë të dhunshme ndaj ngritjes së sporteleve të mbledhjes së taksës në Rrugën e Kombit.

Pasditen e sotme, një pjesë e protestuesve dolën sërish në këtë aks rrugor, duke bllokuar për 10 minuta qarkullimin e automjeteve në të dyja drejtimet.

Më herët grupe të rinjsh protestuan përpara komisariatit të policisë, ku kërkuan sërish lirimin e 11 personave që vazhdojnë të mbeten në burg.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test