Festivali i teatrove në Ferizaj sjell edhe kritikën

Kultura

Festivali i teatrove në Ferizaj sjell edhe kritikën

Më: 7 tetor 2013 Në ora: 08:38

Një prej festivaleve më të vjetra të teatrit në vend, këtë vit mbanë edicionin e tij të 43-të. Është ky Festivali i Teatrove, i cili mbahet në qytetin e Ferizajt, i cili ka për qëllim të promovojë vlerat artistike të të gjitha teatrove shqipfolës.

Përgjatë shtatë ditëve, teatri i qytetit të Ferizajt “Adriana Abdullahu”, do të jetë nikoqir i shtatë shfaqjeve të cilat vijnë nga Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri shqiptar Shkup, Teatri Dodona, Teatri ‘Metropol’ Tiranë, Teatri Profesional Gjilan.

Ajo çka do ta veçojë këtë edicion sipas drejtorit të festivalit, Fatmir Hyseni, është që këtë vit do të ketë kritikë të shfaqjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat