Pallati i Brigadave do të hapë dyert për publikun

Kultura

Pallati i Brigadave do të hapë dyert për publikun

Më: 13 prill 2015 Në ora: 18:37

Ministria e Kulturës njoftoi se do të hapë dyert e Pallatit të Brigadave, në të cilin nuk është kryer asnjë lloj restaurimi që prej viteve 1970.

Ndërtimi i kësaj vile mbretërore u projektua në vitet 1930-1940, për monarkun Ahmet Zogu, nga arkitekti i njohur italian Gulio Berte dhe u kompeltua me të gjitha detajet e kërkuara mbretërore gjatë viteve 1939-1941 nga Gerardo Bosio, një emër mjaft i rëndësishëm në arkitekturën botërore.

Por më parë kërkohet një diagnostikim i detajuar për të kryer restaurimet e nevojshme, raporton Top Channel.

“Do ta hapim në mënyrë që të mos jetë thjesht një shfaqje, por një qendër funksionale arti, kulture, turizmi, aktiviteti social dhe ekonomik. E gjitha kjo duhet të bëhet në bazën e një studimi. Kemi një vit që punojmë për të arritur në fazën e parë, tani hymë në të dytën për përgatitjen e konkursit ndërkombëtar për projekte zhvillimore për jetësimin e Pallatit të Brigadave. Natyrisht që kjo do kohën e vetë, sepse bëhet fjalë për një pallat gjigant”, deklaroi ministrja Mirela Kumbaro.

Në një takim me arkitektë të huaj dhe shqiptarë, u tha se pallati ka probleme të mëdha me filtrimin e ujit, izolimin, elektricitetin, restaurimi i të cilave kërkon shumë para. Arkitekti Artan Shkreli pohon se vetëm për të kryer si duhet filtrimin e ujit duhen 500 mijë euro.

“Vetëm për të shmangur problemin e infiltrimit të ujërave duhet një ndërhyrje prej rreth 500 mijë euro. Pastaj është edhe sistemi elektrik, i cili është në një rrezik eminent zjarri. Këto të dyja, bashkë me qëndrueshmërinë statike të objektit përbëjnë tre pikat kryesore ku është përqendruar ky diagnostikim”, deklaroi Shkreli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat