Bahtiri e Basha morën pjesë në manifestimin “Revista Folklorike"

Kultura

Bahtiri e Basha morën pjesë në manifestimin “Revista Folklorike"

Më: 10 qershor 2015 Në ora: 22:41

Kryetari Bahtiri, i përshëndeti të pranishmit duke ju thënë se po realizon atë që kishte premtuar. “ Përshëndetje të nderuar qytetarë, ju kam thënë se do ta sjell Isen në Boletinin e Mitrovicës dhe ja e sollëm. Është një nder i veçante për mua si kryetar i Komunës, por edhe për të gjithë qytetarët, që gjeneralin tonë, Isa Boletini, po e kthejmë në vendin e tij të lindjes në Boletin, që aty të pushojë i qetë përgjithmonë”, tha kryetari Bahtiri.
Kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Bash,tha se ndjehet mirë që ishte prezent në këtë mbrëmje me emocione të papërshkrueshme, të sjelljes së heroit Isa Boletini. “ Shembulli i tij, na ka frymëzuar dhe na ka dhënë kurajo gjeneratë pas gjenerate ndaj pushtuesve të Shqipërisë andej dhe këndej kufirit dhe ja ku jemi sot, më të bashkuar se kurrë më parë”.
“Isa Boletini është shembull i jashtëzakonshëm i kurajës dhe frymëzimit. Vëllezër e motra, mendoni se çfarë sfida kishin Isa Boletini dhe bashkëluftëtarët e tij, se si i kapërcyen ato sfida në situatë të vështira për popull. Sot nuk ka sfide që s’do ta kapërcejmë së bashku. Ne do të kapërcejm sfidat e përçarjes dhe ndarjes, na bashkojnë idealet e lirisë demokracisë, dëshira për të pas vendin tonë ne Evropë ashtu siç e meritojmë”, tha Basha.
“Ju falënderoj që më bëtë pjesë të kësaj mbrëmje të paharrueshme. Falënderoj kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili ka vetëm një busull. Bazuar në vullnetin dhe dëshirën tuaj i ka marrë të gjitha vendimet, që unë i mbështes”, nënvizoj kryebashkiaku Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat