Shpellat e Velcës, si një vendbanim i hershëm, i përkasin kulturës së neolitit të vonë

Kultura

Shpellat e Velcës, si një vendbanim i hershëm, i përkasin kulturës së neolitit të vonë

Nga: GËZIM LLOJDIA* Më: 29 shkurt 2016 Në ora: 14:47

Për lashtësinë e shpellave dhe ekzistencën e tyre si vend banime të hershme ka një numër të kufizuar të dhënash historike. Një vendbanim i veçantë me një kompleks shpellash, që nuk besoj të gjendet rreth nesh prej kohëve të hershme të njerëzisë, por që ruhen edhe në kohët e sotme duke dëshmuar këtë kohë me pagabueshmërinë e tyre, janë shpellat e Velçës. Shpellat e Velçës gjenden në katundin Velçë, në komunën Brataj të rrethit të Vlorës.
Kultura e neolitit të vonë të Velçës, i takon mijëvjeçarit III p.e.re, thotë Pr.Dr .M.Korkuti.
Në Shqipëri, banimet më të hershme janë vërtetuar në shpellën e ......më parë si në Velçë të Vlorës ose rastësisht në rrethet e tjera të vendit, ...thuhet në vëllimin e parë të Historisë së Shqipërisë.Dëshmi interesante rreth këtyre vendbanimeve sjell L. Cardini.Prehistoriani italian udhëtoi gjerësisht në të gjithë Shqipërinë jugperëndimore dhe ka regjistruar mbi 60 shpella natyrore( strehime guri), ndërkohë që në vitin 1936, ai ka hulumtuar shpellat e Velçës dhe ka kryer një studim paraprak të dhjetë shpellave atje, thotë K.Francisë.
Vendodhja e shpellave në fshatin Velçë
Vendodhja e shpellave në fshatin Velçë .Koordinatat gjeografike në sekonda, gradë, minuta janë :40 19 '12'' dhe 19 40 '56''. Nën këto koordinata gjendet ky territor i këtij katundi (Velçë), juridikisht i pozicionuar në komunën Brataj, qendra e kësaj të fundit shtrihet përtej fshatrave të lumit në një shesh guri. Nga toponimi:”Varri i Tavës”, udha lë rrjedhën e ujërave të Shushicës. Ngjitja fillon me lartësi dhe me kthesa. Çdo km ,lartësia rritet. Një përrua me ujëra të kthjelltë zbret nga Beuni.Befasia, sikurse edhe vendi këtu, emërtohen në gjuhën vendase Trubull. Fshati i sotëm Velçë tregon portretin e tij me rrënjët e lashtësisë për të udhëtuar në kohët e hershme të njerëzimit. Pra, në zanafillë duhet të kuptojmë se ata(banorët) strehoheshin, (bënin jetën e tyre), në një vendbanim të veçantë në mijëvjeçarin e 3 p. Krishtit.Vendbanimi ishte tërësia e kompleksit të shpellave.
Kompleksi i shpellave është nga atraksionet kulturore më të veçanta, që gjenden në vendin tonë. Është shenjë e ekzistencës së jetës në kohët e hershme dhe është dëshmi, që ruhet e trashëgohet si pjesë e trashëgimisë kulturore të vendit tonë. Nëse s’do të kishin ekzistuar këto banesa të gdhendura në brendi të shkëmbit, atëherë dëshmitë e së kaluarës do të ishin të mangëta.
Mirëpo ato i ruajti koha nga erozionet e furishme, por edhe nga dora shkatërrimtare e njeriut, që vazhdon t’i cingëris pa shkak, pa e ditur se dëmtimi i tyre rrezikon seriozisht humbjen e një kulture të lashtë të njerëzimit. Banesat e këtij katundi gjatë udhës në ngjitje të lartësisë i ke para syve. Kjo vijë demarkacioni nuk përbën kufirin e fshatit të vjetër. Fshatrat e shullërit aty kanë rrugë-nisjen për të dalë më pas në zonën e Smokthinës. Ngjitemi majtas, nëpër kthesa...
Udha të ngjitë tek shpellat...
Velça është fshati që ka në territorin e saj shpellat misterioze të cilat dëshmojnë vendbanime të hershme autoktone. Sot, sipas shumë autorëve historianë apo arkeologë, ata pra (vendasit), kanë përdorur ekzistencën e këtyre ngujimeve në shkëmb( pra të shpellave).Aktualisht këto vendbanime i tregojnë si fakte e dëshmi, se sa të hershëm janë banorët e këtyre territoreve dhe sa të lashtë janë vetë këto troje. Njoftimet e para ti japin banorët, por ata nuk kanë më tepër të dhëna për të treguar se çfarë është gjetur në këto shpella, si është jetuar në këto banesa prej shkëmbi dhe sa ka zgjatur jetë në strehime prej guri? Një grup studiuesish( së pari misioni italian i vitit 1936),por më tepër arkeolog, në studimet e tyre shkencore, ndërmorën edhe hulumtime pas shpalljes së tyre monument kulture.Nga ky mision u bë i njohur fakti i lashtësisë së shpellave të cituara më vonë prej arkeologëve shqiptarë.
Banorët të tregojnë vendndodhjen e tyre .Shpellat e Velçës janë të njohura dhe të listuara ndër monumentet e kulturës që ka rrethi i Vlorës. Zgjedhja e shpellës së Presaranit për të treguar historinë e fshatit të tyre, si shpella më komplekse dhe e punuar nga dora e njeriut përbën, pikësëpari, një tregues domethënës.
Shpellat e fshatit Velçë -monument kulture, viti 1948
Shpellat e fshatit Velçë, janë shpallur monument kulture me këtë emërtim: “Shpella e Velçës në fshatin Velçë. Viti 1948. Koordinatat gjeografike të ekzistencës së tyre janë: gjerësi 40 19' 12'' dhe gjatësi 19 40 '56''. Faktikisht vendimi i vitit 1948 njofton për një shpellë, që merret në ruajtje me status monument kulture. Shtatdhjetë vite më vonë sillen si dëshmi dhjetë banesa natyrale të punuar nga njeriu, që kanë moshën e shpellës së sipërpërmendur .Arkeologët thonë për një kompleks shpellash të cilat gjenden në një varg shkëmbor. Ato tashmë njihen si shpellat e Velçës me emërtimet: Kalaja, Skota, Shpella me Qiell, Presarani, Shpella e Bushit, Shpella e Maçit, Kushtègjini , Mèngjilli , Rasali , etj.
Autorët që i kanë studiuar këto vendbanime bëjnë fjalë për studiues italian. Prehistoriani italian L.Cardini, në vitet ’30, ka gjurmuar një numër të madh shpellash dhe shpellat e Velçës i ka emërtuar me numra. Përpara syve të prehistorianit italian u shfaqën dhjetë shpella në një masiv guri. Për ekzistencën e shpellave, kryesisht në lidhje me lashtësinë e tyre, në vitet ‘30 ka pasur një interesim nga arkeolog italian të misionit italian, që kryenin gërmime në Shqipërinë jugperëndimore.
L.Cardini ka regjistruar mbi 60 shpella natyrore. Në vitin 1936 ka hulumtuar Velçën
Karen Francis shkruan: “Në vitin 1930, drejtori i Misionit Arkeologjik Italian në Shqipëri, Luigi Maria Ugolini rekrutoi Cardinin si prehistorian të misionit. Ndërmjet viteve 1930 dhe 1939, Cardini udhëtoi gjerësisht në të gjithë Shqipërinë jugperëndimore me ndihmën e një grupi tepër të përkushtuar shqiptarë.Ai ka regjistruar mbi 60 shpella natyrore( strehime guri) ndërkaq, që në vitin 1936, ai ka hulumtuar Velçën dhe kryer një studim paraprak të dhjetë shpellave. Në 1937 Cardini është rikthyer në Velçë, ku ai kishte kryer gërmime sistematike në kuadër të "shpellës pjellore” (shpella 2)”.
Raporti, që bënë D.Mustili ‘41,thotë se : “Në gërmimet e tij u zbuluan: akse guri,vegla stralli dhe një lloj e panjohur më parë e qeramikës së pikturuar Eneolitike.
Domenico Mustili shkruan:”Si provë e shkëmbimeve, janë fragmente të qeramikës neolitike të ngjyrosura, të gjetura në Velçë , jo shumë larg Vlorës ….
Kush ishte hulumtuesi i shpellave të Velçës?
Skeda e ndërtuar nga K.Francis, vërteton se ishte pikërisht, Luigi Cardini. Pas një karriere fillestare si mësues, Cardini ndjek kurse specializimi në Universitetin e Firences (anatomi kurrizore dhe osteology).Nga viti 1923 është trajnuar si studiues ( Istituto di Etnologia Antropologia në Universitetin e Firences). Pesë vjet më vonë, në moshën 30 vjeçare, u promovua në pozitën e drejtuesit të Istituto Italiano di Umana Paleontologia(Instituti Italian i Paleontologjise Njerëzore). Në nëntor 1966 stuhitë shkatërruese goditën Firencen ,ku sende të çmuara dhe libra të L. Cardinit, humbën. Duke u bazuar te K.Francisë në vitin 1999, një koleksion i vogël i L.Cardinit me fletore për hulumtimet në terrenin shqiptar nga viti 1930, si dhe fotografi të vlefshme e harta, janë gjetur brenda në arkivat e Istituto Italiano di Umana Paleontologia në Romë. Një pjesë e madhe e mbledhjes arkivore lidhet me shpellat Velçës, të cilat L.Cardini i ka shqyrtuar në vitin 1936 dhe 1937.
Velça përmban skica të kujdesshme të fakteve nga gërmimet e tij në shpellën 2, si dhe përshkrime të qarta si stratigrafia e depozitave etj. Materiale të tjera në lidhje me gërmimet në shpellën 2 përfshijnë: fotografi, vizatime teknike dhe një raport mbi eshtrat e dhëmbëve të njeriut, skica dhe një raport të detajuar nga gjeologu Alberto Pelloux, për të shtatë akset prej guri. Gjatë vitit 2001, një numër i fotografive të shpellave të paidentifikuar nga arkivi “u njohën si imazhet e shpellave të Velçës”, thotë K. Francis.
Shpella të vogla dhe të mëdha janë të dukshme kudo, në këtë fushë- shkruan K.Francis. Në qershor të vitit 2000, një ekip arkeologësh nga Instituti i Arkeologjisë Botërore,( Britania e Madhe )dhe Instituti Shqiptar i Arkeologjisë filluan një studim në terren me qëllim gjetjen e një numri shpellash prehistorike, që janë hulumtuar për herë të parë në vitin 1930 nga një arkeolog italian, (Luigi Cardini). Mbi rrugë, në të majtë, ishte mbresëlënëse fytyra e shkëmbit me vertikale të ndryshme në lartësi, me shpella të shumta të mëdha të dukshme brenda saj.
Në ngjitje, duke vazhduar përgjatë rrugës edhe për disa kilometra, duke kaluar nëpër një fshat të vogël, një kthesë në të majtë. Nga atje, plani i parë i Cardinit, për grykën e Velçës,erdhi në jetë .
Blloqe të mëdha guri gëlqeror ishin shpërndarë në frontin e shpellave, brenda një faqeje të pjerrët, të thepisur, të mbuluara me bar dhe bimësi shkurre. Menjëherë kemi filluar një ekzaminim sistematik të shkëmbit dhe shpellave të saj, duke përdorur shënime të hollësishme të L.Cardinit si referencë. Shpellat, një linjë nga veri- perëndimi në jug-lindje (nga e majta në të djathtë) së bashku, u regjistruan nga 1-10 të tilla ,vetëm në atë drejtim.
Në 1936, pas vëzhgimeve në pjesën e mbetur të grykës, L.Cardini është kthyer në shpellën 2, ku ai kryen gërmime të detajuara brenda në dhomën e parë dhe të dytë. E tërë shpella, por sidomos dhoma e dytë është e ftohtë dhe e lagësht.
Në zonën e treguar dhoma nuk është ende aktive. Nga reshjet toka poshtë është e çimentuar rëndë. Depozita e formuar e dheut dhe guri i grimcuar nga erozioni i mureve përfshin fragmente qeramike dhe eshtra. Kjo shtresë e rëndë e tokës është shumë e hollë. Themeli është vetëm nën tokë në llogore [IPU: Cardini fletore, 3 korrik 1936]. Cardini i është referuar shpellës 2 si:” shpellë pjellore”, sepse është dëshmuar të jetë jashtëzakonisht e pasur në aspektin e depozitave arkeologjike dhe me objekte. Gjatë vizitës sonë, ne kemi mësuar se shpella është e njohur lokalisht si :”Shpella Maçi”. Ekzaminimi ynë i kësaj shpelle ishte e kombinuar me shpalljen e emocioneve, se ajo ishte një nga shpellat e mëdha, fotografuar nga L.Cardini në vitin 1937 ( një shpellë e tillë më parë e paidentifikuar për ne mendohet të jetë ajo e Dragotit pranë Tepelenës) . Tipari më i njohur i shpellës Maci ishte shkëmbi në formë zemre, që pjesërisht ka penguar hyrjen. Ajo është ashtu siç duket sot edhe pse faqja e pjerrët e dukshme në të djathtë të fotografisë të L.Cardini, tani nuk është më, ndoshta është përdorur për të riparuar rrugën ngjitur. Hyrja në shpellën 2 në jug-lindje ishte rreth 6.5 m e gjerë, 8 m e lartë dhe 6-7 m mbi nivelin e rrugës. Brenda shpellës, dhoma e parë ishte e gjerë 6 m dhe 8 m e thellë dhe e ndriçuar mjaft mirë. Duke përdorur planin e Cardinit ishte e lehtë për të identifikuar pozicionet e dy llogoreve të saj, një prapa shkëmbit në formë zemre dhe një tjetër në afërsi të murit të djathtë të dhomës së parë. Zona e reshjeve, që gjendet prapa kanalit të dytë, është ende e dukshme dhe aktive. Brendësia e dhomës së parë, përmban një numër gurësh të mëdhenj, të cilët formonin një zonë të ngritur në pjesën e prapme të dhomës në anën e majtë. Kati përmbante ende depozita të dukshme, e vendosur pothuajse horizontalisht në hyrje të dhomës së dytë, ishte vendosur në formë të rrumbullakët në të djathtë. Dyshemeja e dhomës së dytë, "Korridorin e errët” të Cardinit, ishte e mbuluar me depozita të konsiderueshme të tokës së kuqe dhe me gurë të shpërndarë. Pesëmbëdhjetë fragmente u gjetën këtu nga epoka e bronzit dhe hekurit (qeramikë). Dhoma, rreth 7 m e gjatë, ishte jashtëzakonisht e errët dhe atmosfera ishte mjaft e thatë. Kati i pjerrët në drejtim e pasmë të dhomës ka patur një të çarë shumë të vogël dhe tunele kryesore që zbresin në nivelin e tokës. Në pjesën e prapme të dhomës së dytë ishte një platformë e ulët, ku shpella e ngushtuar dhe hyrja e tunelit akoma më e ngushtë e ilustruar nga Cardini, ishte e dukshme, duke na nxjerr jashtë në mal, drejt veri-lindjes. Pjesa e parë e këtij tuneli u ekzamina derisa ajo merrte një kthesë, drejt një qosheje rreth një depozite ku spikat një stalagtit, e më tej ai bëhet nëpërmjet një kalimi edhe më të ngushtë i ndarë në dy pjesë nga një kolonë stalagmit. Ky korridor, që u raportua nga Cardini, të çon direkt në shpellën 4, e vendosur më tej në faqen e shkëmbit, një fakt që u konfirmua për ne edhe nga njerëzit e zonës.
Shpella 4 është i njohur nga banorët e fshatit si:” Shpella Kala”. Vizualisht, ajo është më mbreslënëse nga të gjitha shpellat e Velçës e përbërë nga një hapësirë e madhe, me dy kate, me zgavër në jug-lindje, vlerësohet si 18-20 m e lartë dhe rreth 6-8 m gjerë. Në front, një mur është ndërtuar i cili ka transformuar dhomën e ulët në një plevicë. Muri fundor i ulët dhe një zgavër, kthesa e dhomës në një pikë te caktuar, duke formuar dhe një zgavër tjetër është pothuajse e paarritshëm më poshtë. Kjo zgavër e sipërme lidhet me shpellën pjellore [Nr 2] nga një korridor i brendshëm ,në të njëjtin nivel. Për faqen e pjerrët të jashtme në frontin e shpellës një hendek i matur ishte 1,50 nga 1,20 metra. Në një thellësi prej 60 cm, një gur i sheshtë i matur 80 x 50 cm u gjet direkt në themele. Punëtorët thonë se kjo është një "tryezë shqiptare", një gur i sheshtë mbi të cilën ruhen ushqime. Nga llogoret u gjetën një kockë dele ,pak qymyr,brenda baltë e kuqe, një fragment i hekurit dhe një copë qeramikë .Hyrja në shpellën 4 është vulosur nga muri me fija të ndërtuar me gur gëlqeror që përshkruan Cardini, rreth 8 m i lartë dhe përmban një derë dhe një dritare. Mbi mur ishte një zbrazëti 2 m i lartë,( atëherë 4 metër) .Kati i gurit ishte me një zgavër tepër të madhe. Zgavra e sipërme është vlerësuar të jetë 7 ose 8 m e lartë, 6 m e gjerë dhe duket të jetë brenda e bollshme. Sipas banorëve, tuneli kryesor nga Shpella 2 hyn në shpellën 4 në këtë nivel .Gërmimet e Cardinit në shpellat e Velçës sollën hulumtime të pasura dhe të larmishme të burimeve eneolitike,si vegla stralli, objekte të eshtrave dhe qeramikë e gdhendur dhe e pikturuar. Në analizën e tij të Velçës, bazuar në punën e Cardinit, Mustilli (1941: 682), njoftoi se nuk ishte e mundur, që të caktojë ndonjë ndarje kronologjike të materialit. Megjithatë, në dritën e zbulimeve të mëvonshme të periudhës së njëjtë (Prendi, 1982: 198), kjo tani mund të jetë e mundur për të ri interpretuar materialin Velça , duke përdorur fletoret e Cardinit për Velçën dhe fotografitë e sendeve. Studimi gjeti se, shpellat eVelçës kanë mbetur praktikisht të pandryshuar që prej gërmimeve të kohës Cardini. Megjithëse depozitat e faqeve të pjerrët ishte larguar nga e pjesa e jashtme e shpellës Maçi, nuk pamë asnjë provë për ndryshimin ose dëmtim të depozitave të pasura arkeologjike brenda tyre.
4. Në Shqipëri,banimet më të hershme janë vërtetuar në shpellën e Velçës Vlorës .
Përse bëjmë të ditur argumentimin shkencor të kryer nga arkeologët?Krahas legjendave që qarkullojnë për jetën dhe mitet e ndërtuara në kohëra të ndryshme,mendimi shkencor është më i kualifikuari për të sjelle argumente rreth jetës së banorëve në ndërtesat e shkëmbit. Ndërtesat në shkëmb i gjejnë edhe në dy qytete antike siç është Amantia dhe Oriku.Në Amantia gjenden brenda zonës të njohur si “kala” në Orik në anën jugperëndimore të njohura me emërtimin:”kompleksi i banesave”. Në Shqipëri, banimet më të hershme janë vërtetuar në shpellën e ......më parë si në Velçë të Vlorës ose rastësisht në rrethet e tjera të vendit, ...thuhet në vëllimin e parë të Historisë së Shqipërisë.Ky nuk është njoftimi i parë historik. Sipas botimit të vitit 1959 vëllimi i parë i Historisë së Shqipërisë, dhe të vitit 1965, vëllimin e dytë si dhe botimit maket 1973. Në vitin 1977, ky botim për shpellat dhe jetesën në këto vendbanime të lashta thotë:Jeta në vendin tonë gjatë neolitit u zhvillua në kushte shumë të përshtatshme natyrore. Klima e ftohtë dhe e lagësht e paleolitit, e cila kishte filluar që në mezolit t’i lëshonte vendin një klime më të butë, tani merr pak a shumë karakterin e klimës së sotme. Si rrjedhim edhe flora e fauna thuajse nuk ndryshojnë prej asaj të ditëve tona. Këto rrethana të favorshme natyrore ndihmuan që vendi ynë gjatë neolitit të arrijë në një nivel të lartë zhvillimi ekonomik dhe kulturor për atë kohë. Njeriu nga skllav i natyrës, siç ishte në paleolit, shndërrohet tani pak e nga pak, në zotërues i saj. Në këtë kohë lindin e zhvillohen forma të ndryshme të veprimtarisë prodhuese të njeriut, të cilat me plot të drejtë mund të merren si zanafilla e degëve të veçanta të ekonomisë dhe të përparimit teknik e kulturor të shoqërisë së sotme. Të tilla janë bujqësia e blegtoria, prodhimi i qeramikës, tjerrja dhe endja, teknika e ndërtimit të banesave etj. Përsoset në këtë kohë edhe teknika e punimit të veglave prej kocke dhe prej guri. Hyn në përdorim të gjerë dhe bëhet karakteristike për epokën dhe teknika e lëmimit të gurit. Nga fundi i neolitit (eneolit), për të parën herë dalin dhe veglat e objektet prej bakri, të cilat shënojnë dhe fillimet e metalurgjisë në vendin tonë.Në këto periudha të largëta, të prehistorisë, vendbanimet i ndeshim zakonisht nëpër tarraca lumore, pranë burimeve ose në vende me toka pjellore dhe të pasura me pyje, që strehonin shumë kafshë të egra. Por krahas këtyre, vazhdonin të shërbenin si vendbanim edhe shpellat (shpella e Velçës, e Trenit, e Konispolit, e Blazit etj.). Banesat paraqiten dy llojesh: në formë gropash nëndhese (Cakran) dhe të tilla të ndërtuara drejt mbi tokë (Maliq, Kamnik, Kolsh etj.). Zakonisht këto kishin planimetri drejtkëndëshe dhe ishin një ose dy dhomëshe. Muret e tyre thureshin me thupra ose me kallama dhe lyheshin pastaj me baltë në njërën ose në të dy faqet e tyre. Dyshemetë ishin gjithashtu prej balte në disa raste ato vendoseshin mbi shtroje trarësh për të izoluar lagështirën.
5. Kultura e neolitit të vone të Velçes, qe i takon mijëvjeçarit III p.e.re
Lugina e lumit të Vlorës ruan në brendi të vet thesare të pashpallura ,që janë thinjur nga ciklet e gjata të stinëve, në muzgje të kohërave. Në rrjedhën e kësaj lugine gjenden disa qyteza ilire, që kanë njohur qytetërime madje kanë pasur zhvillime të fuqishme siç është kryeqendra Amantia Cerja, Olympja(Mavrova),shpella e shkruar e Lepenicës dhe shpellat prehistorike të Velçës. Shpellat e Velçes i përkasin kulturës së Neolitit të vone të mijëvjeçarit III p.e.s. Për kërkimet arkeologjike dhe kulturën që ka ekzistuar në këtë zonë,na jep një informacion të bollshëm Dr.Prof. M.Korkuti i cili ka studiuar shpellën e Lepenicës, që gjendet rreth 10 km në vijë ajrore si dhe në përgjithësi për artin shkëmbor në Shqipëri:”Piktura e Lepenicës”. “Lugina,shkruan ai,nga pikëpamja arkeologjike, është ende e pa studiuar në mënyrë te mjaftueshme. Në vitet 30 të shek. XX u bënë kërkime në shpellat prehistorike të Velçes, (Mustili 1954-1955). Nga sa mund të gjykojmë nga njoftimet paraprake, që janë dhënë nga disa materiale, që ruhen në muzeun historik te Vlorë dhe nga fragmente, që kemi patur mundësi t'i mbledhim mbi sipërfaqen e vendbanimit shpel­lor, kultura e Velçes i takon neolitit të vonë e lidhet në kohë me kulturën e Maliqit (Prendi, 1976). Epoka e bronzit dhe ajo e hekurit, në luginën e Shushicës,janë te njohura nga zbulimet e bëra në tumat e Vajzës, lënda arkeologjike e të cilave ka tipare të qarta të kulturës ilire (Prendi, 1957) . Edhe gjatë periudhës qytetare e më pas kjo lugine ka qenë banuar pandërprerë. Qyteza e Mavrovës (Olympe), kalaja e Cerjes dhe qyteti i rëndësishem ilir i Amantias janë dëshmi të zhvillimit dhe të nivelit të larte, që arriti kultura qytetare ilire në këtë zonë (Anamali, 19-7'). Kultura e neolitit të vonë të Velçes, që i takon mijëvjeçarit III p.e.re, karakterizohet para se gjithash nga një qeramike e pikturuar e cilësisë së lartë, traditë e cila, në një mënyrë ose në një tjetër, duhet të këtë ndikuar qoftë në kohën e vet, qoftë edhe në traditën e mëvonshme të banorëve të epokës së bronzit (d.m.th. te mijëvjeçarit II p.e.re), kulturën materiale të cilëve e gjejmë në tumat e Vajzës (Prendi 1957).Afërsitë stilistike, që ka piktura jone me ato të zbuluara në Verdi Rock, në Valtellina në Porto Ba­discos, si edhe atë të Zhlijebi, gjithashtu edhe afërsia territoriale e saj me Velçën e Vajzën nga ana tjetër, janë tregues të rëndësishëm, që na japin të drejtën të shprehemi se piktura e Lepenices është një krijim i rralle i artit të vonë prehistorik, që duhet të jete bërë gjatë neolitit të vonë dhe e neolitit, d.m.th, gjatë mijëvjeçarit të III p.e.re,konstaton Dr.Prof M.Korkuti. Si përfundim, konstatimi edhe sipas autorëve të tjerë të cilët shprehen se :Shpellat e Velçes i përkasin kulturës se Neolitit të vone të mijëvjeçarit III p.e.s. është shkencërisht i bazuar. Kompleksi i shpellave të Velçës shtrihen në një masiv shkëmbor ku ato qarkohen në largësi jo shumë larg njëra tjetrës . Ky shkëmb masiv që zë një sipërfaqe të konsiderueshme,përbëhet nga shtresa më ngjyrë të kuqërremtë,sipër ka një mbulesë shkurore . Shpellat qarkohen rreth perimetrit të shkëmbit.
Sipas shënimeve të Prof.Piero Marcone( shkrime prill 1937), kjo shpellë duhet të ketë qenë banesë 1000 vjet para Krishtit. Shpellat e Velçës duke radhitur kompleksin e tyre : shpella e Bushit, shpella e Prezaranit,shpella e Skotës etj, janë vendbanime të lashta të banorëve autoktonë. Katundi Velçë ka pasur një emërtim tjetër që lidhet më shpellat. Po aty nga vitet ’30 nga një regjistrimi i qeverisë së kohës , ky fshat emërtohej :Nr 21- Velçë-Shpella”, emërtim ky që do t’i shkonte më tepër këtij fshati në ditët tona, se sa një emërtim sllav.
Me këtë kulturë e histori dëshmohet qartazi se asimilimi, që është synuar nga armiqtë e kombit nuk do të mund të realizohet. Dëshmi të këtilla mbeten të shkruara në shkëmbinjtë tanë. Sllavët dhe pushtuesit e tjerë, që qëndruan me shekuj në këto troje ndryshuan emrat e vendbanimeve , besimet, por nuk arritën dot të mbyllin apo të shkatërrojnë gojët e shpellave, sepse do t’u duhej të shkatërronin gjithë shkëmbinjtë e këtij vendi.
Reference
Cardini, L. 1938. Recenti Scavi dell'Istituto Italiano di Paleontologia Umana alla Barma Grande di Grimaldi. Archivio per l'Antropologia e la Etnologia 68:385-9.
Cardini, L. c.1939. Culture paleolitiche della Grotta S. Croce a Bisceglie (Bari). In: Atti della Società Italiana per il Progresso delle Scienze: 28· Riunione, Pisa 1939: 85.
Karen Francis, Institute of Ëorld Archaeology, University of East Anglia, Norëich,
Dr.Prof M.Korkuti:”Piktura e Lepenicës””.Arti shkembor ne Shqiperi”.
Vëllimi i parë i Historisë së Shqipërisë..Në vitin 1959 u botua në Tiranë vëllimi i parë i Historisë së Shqipërisë, vëllimin e dytë, doli më 1965, përbën u botua si maket në vitin 1973.
*Master. Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat