Nesër inaugurohet AAB Teatri 'Faruk Begolli' (Foto)

Kultura

Nesër inaugurohet AAB Teatri 'Faruk Begolli' (Foto)

Më: 30 mars 2016 Në ora: 22:05

Në shfaqjen në fjalë luajnë Fatlume Bunjaku, Vjosa Malokaj, Vjollca Hoti, Adelina Zekolli, Valmir Krasniqi, Laureta Gashi, Arta Lahu dhe Furtuna Aliu.

Me shfaqjen “Profesor, jam talent...” në regji të Luan Dakës, vazhdimësi e episodeve të mëhershme të komedisë me të njëjtin titull, të enjten mbrëma do të hapet AAB Teatri “Faruk Begolli” në kryeqytet.

Në shfaqjen në fjalë luajnë Fatlume Bunjaku, Vjosa Malokaj, Vjollca Hoti, Adelina Zekolli, Valmir Krasniqi, Laureta Gashi, Arta Lahu dhe Furtuna Aliu.

Faruk Begolli lindi më 14 shkurt të vitit 1944 në Pejë, Kosovë, dhe vdiq më 23 gusht të vitit 2007, ishte një nga aktorët e mirënjohur në ish Jogosllavi duke arritur një famë shumë të madhe në mbarë Ballkanin dhe me gjerë. Ai studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd dhe diplomoi në vitin 1966.

Faruk Begolli ishte gjithashtu një figurë e rëndësishme e Teatrit dhe Kinematografisë Kosovare. Ishte bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Arteve të të Universitetit të Prishtinës, ku edhe punoi si pedagog i lëndës së Aktrimit. Në vitet e 90-ta ai së bashku me Enver Petrovcin themeluan Teatrin "Dodona" në Prishtinë, në këtë Teatër ai angazhonte studentët e tij dhe aktorë të tjerë duke inskenuar shfaqje të ndryshme teatrale. Teatri "Dodona" u bë Teatri më i njohur në Kosovë gjatë këtyre viteve duke vazhduar deri më tani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat