Panariti në Muzeun e Holokaustit, dhuron disa artifakte

Kultura

Panariti në Muzeun e Holokaustit, dhuron disa artifakte

Më: 17 korrik 2016 Në ora: 15:11
Ministri Panariti dhe Richard Shifter

Ministri Panariti ka takuar ish-zv/Sekretarin e Shtetit për të Drejtat e Njeriut dhe Kryetarin e Bordit të Institutit Amerikano-Hebraik për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Richard Shifter, të cilit i ka dhuruar disa artifakte të Muzeut të Holokaustit në Washington.

Ministri Panariti vizitoi Muzeun e Holokaustit në Washington D.C ku takoi Radu Ioanid, Drejtori i Arkivës së këtij muzeut. Me këtë rast, Panariti , i ka bërë një donacion Muzeut të Holokaustit, artifakte që i përkisnin familjes së tij, e cila shpëtoi një familje hebreje gjatë kohës së luftës së dytë botërore duke e ndihmuar të kalonte kufirin nga Greqia në Shqipëri.

Panariti i dhuroi Muzeut të Holokaustit, 2 ora dore që i përkisnin  familjes së tij dhe një palë rruaza që mbante vajza e familjes hebreje. Këto artifakte do të hyjnë direkt në patrimoniumin e këtij institucioni dhe do të certifikohen si autentike.

Akti i donacionit u nënshkrua nga Panariti, në prezencë të Drejtorit të Arkivës së Muzeut të Holokaustit, Radu Ioanid. Më pas ata, vizituan muzeun dhe takuan përfaqësues të komunitetit hebraik në Washington.

Nga ana e tij, Drejtori i Arkivës së Muzeut të Holokaustit, Radu Ioanid, falenderoi Ministrin Panariti, për donacionin e bërë dhe nënvizoi faktin se, Shqipëria ka qenë i vetmi vend në Europë që nuk u ka dorëzuar kurrë një hebre nazistëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat