Cila ftyrë asht kjo e cila lëkurë

Kultura

Cila ftyrë asht kjo e cila lëkurë

Nga: Çun Lajçi Më: 21 korrik 2016 Në ora: 20:02
Hashim Thaçi

Ti përkulesh pranë varreve, ata na vranë
Krenarinë tonë e bane urë,
E shpërlanë ndergjegjen tande e fajin e tyne,
Ata na çnjerzuen!

Ti përkulesh para shpirtërave që na dogjen, 
Nga trolli na dëbuen
E shpërlanë fajin tand e ndergjegjen e tyne
Gjakun e deshmorve e bane ujë!

Ti vë lule e shpirtit tyne lutesh
Denon popullin tand t'dhunuem

S'të vret zani i fëmijve vra nga dorë e tyne
Pse duhet mëkatet tua falësh i pari ?
S'të vret lutja e nuseve të çnjerzueme 
Që përkulesh.Cili qenka nderi e cili faji?

Ku mbet krenaria e Ademit, Gjeneralit?

Përkulë kokën boshe e shtatin plep t'thatë,
Para xhelatit që t'vrau vëlla e babë e nanë,
Ç'ti them nesër për luftën, për mua e për Ty djalit
Kur sot e përdhosë gjakun e derdhun për liri,
E përkulesh para varrit të xhelatit.

Cila ftyrë asht sot e nesër cila lëkurë???

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat