U mbajt mbrëmja poetike tetovare

Kultura

U mbajt mbrëmja poetike tetovare

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 15:34
Pamje nga nata e kaluar

Natën  e kaluar  Tetova nuk u freskua vetëm nga valët e lumit Shkumbin, por edhe nga vargjet e bukura të poetëve, që jehuan këndshëm në të dya anët e lumit për të treguar se edhe Tetova është djep I kulturës dhe vlerave të shumta .

Në kuader të Verës kulturore tetovare , tashmë ky manifestim  tradicional që organizohet  cdo verë, Klubi I Shkrimtarve të Tetovës ‘OENEUM’’  organizoi një Mbrëmje poetike në ambientin piktoresk te Lokalit Pasha Bahce. Një mbrëmje sa kulturore, po aq festive dhe argëtuese  e mbushur me poezi e muzike, ku poetet patën mundësi që para një publiku më të gjërë të recitojn poezit e tyre.

Në emër të Klubit të shkrimtarve të Tetovës ‘’ Oeneum’’ , mbrëmjen poetike e shpalli të hapur Sekretari i Klubit  z.Daim Iljazi, I cili në fjalën përshëndetse theksoi se : Evenimente të tilla jan shumë të rëndësishme, sidomos kur mbahen më afër publikut, dhe se të njejtat ndikojnë pozitivisht  në ngritjen e vlerave kulturore tek qytetarët e sidomos tek grupmoshat e reja, poashtu ndihmon edhe në largimin e të rinjve nga përditshmeria apatike monotone.

Në kuadër të kësaj mbrëmje poetike u bë edhe promovimi I dy librave,  përmbledhja me poezi ,, Ne lulishten e dashuris’’ e poeteshës  Behare Shabani-Neziri, dhe libri me tregime ,, Të dua e panjohur “ nga Eroll Velija.

Redaktori I këtyre dy librave  Rami Kamberi në fjalen e tij për vlerën e këtyre librave theksoi se: Këto dy libra kan vlera të larta artistike, për të gjitha grupmoshat, e në vecanti për të rinjtë.

Në këtë mbrëmje poetike morën pjes një numër I madh poetësh nga Tetova, Shkupi, Kumanova e gjetiu, të cilët recituan poezit e tyre para një publiku më të gjërë,  ndërkaq  për freskin e kësaj mbrëmje u kujdes flautistja e re  Erza Shefiti ,  Jeton Pustina me grupin e tijë, dhe këngëtarja nga Kosova Ilire Smajli, ku gjatë gjith mbrëmjes u kënduan serenata dhe kënge të lehta qytetare.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat