Një Akademi kushtuar At Fishtës filozof, ideolog kombëtar dhe vizionar...

Kultura

Një Akademi kushtuar At Fishtës filozof, ideolog kombëtar dhe vizionar...

Nga: Tefik Selimi Më: 28 korrik 2016 Në ora: 17:33
At Gjergj Fishta

Edhe pak ditë na ndajnë nga Akademia që do të mbahet në Prishtinë e që i kushtohet At Gjergj Fishtës, poetit më të  madh të kombit tonë. At Gjergj Fishta asnjëherë nuk do të harrohet. Ai ishte e mbeti krijuesi i madh shqiptar. Ai sot përkujtohet, vlerësohet, por edhe adhurohet e studiohet. Asnjë nga shkrimtarët nuk mund t’ia tejkalojë gjenialitetit të tij të rrallë që ia kishte falur natyra si njeri, filozof, ideolog dhe vizionar.

 Shih për këtë lloj merite të tij që e posedoi ai, as dje, as sot e as nesër nuk do të lihet anash, por do të mbetet në qendër të vëmendjes jo vetëm të studiusve, por do të jetë në vazhdimësinë e studimevë të pandërprera e të shumta për figurën e tij madhore që pati. Andaj, Shoqata e Intelektualëvë Mbarëshqiptarë “Trojet e Arbërit”, më 31 të këtij muaji do të organizojë një sesion shkencor të veçantë rreth figurës së At Fishtës, njërit nga krijuesit filozof, ideolog kombëtar dhe vizionar.

 Poeti i madh Gjergj Fishta është një nga prijatarët e vizionarët autentikë e të drejtpërdrejtë të Rilindjes sonë Kombëtare. At Gjergj Fishtën  ishte profet i ndaluar i një kohe, i cili, pas shembjes së muranës së kobit dhe demonizimit gjysëmshekullor sllavo-enverist që patën ndaj figurës së tij, është shkruar shumë në rrafshin estetik, që ai ka bërë me penën e tij të mprehtë për luftërat epike, që ishin krenarinë dhe lavdi e popullit shqiptar, njërit ndër popujve më të hershëm të këtij trolli.

Shoqata e Intelektualëve mbarëshqiptarë “Trojet e Arbërit”, organizon Sesion e veçantë Shkencor me tëmën: “At Fisha filozof, ideolog kombëtar dhe vizionar”. Ky Sesion Shkencor do të mbahet në Insitutin Albanologjik në Prishtinë më 31 korrik, ora 10-të.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat