Ekspozita “Retro” në Pragë

Kultura

Ekspozita “Retro” në Pragë

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 18:31
Espozita

Në Pragë është hapur një ekspozitë që i kushtohet modës dhe mobilimit gjatë periudhës komuniste: që nga televizionet, minderet, enët e kuzhinës, njerëzit kanë dhuruar shumë objekte nga shekulli i 20-të, në vitet kur Europa Lindore ishte nën sundimin komunist.

Një udhëtim në vitet “70 dhe ’80, kur shtetet që sot janë Republika Çeke dhe në Sllovakia ishin një: Çekosllovakia, pjesë e bllokut sovjetik.

Mobiljet prej dërrase, televizorët bardh e zi dhe qilimat me lule, të gjitha këto janë objekte në ekspozitën e hapur në Pragë, ku vizitorët njihen me mobilimin dhe modën e periudhës komuniste.

Mobilimet pasqyrojnë një periudhë me shumë kufizime për konsumatorët. Kuratorët e ekspozitës thonë se shumë njerëz kishin të njëjtat mobilje dhe enë kuzhine në shtëpitë e tyre.

Shumë prej shtëpive çeke kishin objekte të njëjta. Një dhomë gjumi disidenti ka pak orendi: një dyshek në tokë, një makinë shkrimi dhe disa disqe të blera në tregun e zi.

Disidentët ndiqeshin nga policia sekrete dhe u duhej të bënin një jetë në arrati.

"Shumica e njerëzve gjejnë veten e tyre tek objektet e ekspozuara këtu. Prindërit u tregojnë fëmijëve sendet e asaj kohe, është një ekperiencë e shkëlqyer për të gjithë”, - thotë Robert Vujtek, drejtor i galerisë “Dancing House”.

Shumë nga objektet janë dhuruar nga publiku. Kjo dhomë i kushtohet modës së periudhës komuniste.

"Ishte e vështirë të gjeje sende të asaj kohe, prandaj ju drejtuam për ndihmë publikut. Njerëzit na dhuruan, ose na dhanë përkohësisht objekte të ndryshme që ishin të zakonshme për jetën në vitet 1970-1980”, thotë Vujtek.

E quajtur me vend “Retro”, ekspozita është hapur në ndërtesën e famshme “Dancing House” të Pragës, të arkitektëve Frank Gehry dhe Vlado Milunic. Ajo do të qëndrojë e hapur deri në mesin e tetorit të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat