Miradije Gashi dhe Vokacioni Metaforik

Kultura

Miradije Gashi dhe Vokacioni Metaforik

Nga: Haki Bunjaku Më: 28 korrik 2016 Në ora: 20:38
Miradije Gashi

Vokacioni metaforik i kësaj poete:“Jam Gur i Vendit Tim“që me titullin na e cyt kërshërinë që ta lexojmë me vemendje këte përmbledhje poezish.

Si të shumë mergimtarë(e)edhe te kjo poete brilante dominant është lajtmotivi i vendlindjes.

Kështuqë ,nuk është vështirë të konstatohet me bindshmëri se lidhjet (shpirtërore) shpirtërore me vendlindjen,asnjëherë nuk i ka shkëputur.Dhe,këte na e dëshmojnë vagjet lirike,me frymëzim patriotik të përmbledhjes së fjalë.

Gulshimit shpirtëror me mall për vendlindje,për Drenicën-Kosovën,për lirinë dhe për ata burra vigaj që gjoksin ia vunë tytës,e shpreh,pa ofkëllime,përmes lirikës së angazhuar.

…Eh ç`burra që qenë…dy zemra në gjoks,thonë i patën,një si diell për atdheun/tjetrën si zjarrë në vatër!

Jemi mësuar,shpeshherë të lexojmë vargje me kuptim errësië,me metafora pa petk letrar,me një meditacion gjithashtu të errët,pa mesazh të qartë.

Në këto poezi brilante,ndodh ndryshe;mesazhi është i qartë,dhën përmes figuracionit,me shprehje poetike fort të zgjedhura:

…Mbi Rinas,mbi Rinas

Shqipe jam,vetes i thashë

Se atdheu krahë më jep,

siç më dha kur qesh në djep.

Ndërsa,te kjo poete mesazhi poetik dhe kuptimor na del shumë i qartë.

Ajo që shton poentën artistike te poezitë e poetes,Miradije Gashi,është përzgjedhja me kujdes e shprehjeve poetike dhe kujdesi që të mos bie në delarativizëm.

…Eh,po të isha bareshë

ç`grigjë luleborash

Do të kullotja shpateve,bjeshkëve

Në vend të metaforave!?

Ndaj mendimin që poetja Miradije Gashi me këte letërnjoftim poetic rradhitet në mesin e poetëve kombëtarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat