Shtyhet konkursi se nuk pati aq krijime që lidhen me krijimtarinë e Beqir Musliut

Kultura

Shtyhet konkursi se nuk pati aq krijime që lidhen me krijimtarinë e Beqir Musliut

Nga: Tefik Selimi Më: 19 gusht 2016 Në ora: 17:45
Beqir Musliu

Në konkursin letrar për poezi, tregime dhe ese, me motivacione nga krijimtaria e Beqir Musliut, i cili ishte i hapur deri më 24 qershor 2016 e, rezultatet e të cilit do duhej të publikoheshin me 15 gusht 2016, ju njoftojmë se për shkak numrit simbolik të krijimeve që kanë arritur, organizatori i kësaj veprimtarie, Ars Clubi "Beqir Musliu", në Gjilan, detyrohet ta mendojë dhe përsëris këtë konkurs, në një moment të përshtatshëm që lidhet me datat që kanë të bëjnë me jetën dhe veprimtarinë e poetit gjilanas, Beqir Musliut, ka thënë Sabit Rrustemi.

Sa për dijeni, kanë arritur gjithsejt, tri tregime, prej të cilave vetëm dy afërsisht lidhen me motivacione nga krijimtaria letrare e Beqir Musliut, 14 poezi, prej të cilave mbi gjysma jashtë këtij kriteri si dhe një ese dhe një kumtesë. Prandaj, duke parë sasinë jo aq të shumtë të krijimeve letrare, organizatori në fjalë e përsërit konkursin me të vetmin qëllim që, ky emër të shënohet në një datë të qëlluar të autorit gjilanas.

Andaj, përsëritja e konkursit është e pashmangshme dhe për këtë do t'ju njoftojmë, po përmes kësaj faqes së Ars Clubit "Beqir Musliu" në Fb ka shkruar Sabit Rrustemi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat