Toka e dardhave në muzg

Kultura

Toka e dardhave në muzg

Nga: Sinan Kamberaj Më: 21 gusht 2016 Në ora: 15:22
Sinan Kamberaj

Sapo të kesh arritur në Tokën e Dardhave
Mbyll sytë për një çast dhe mbaj frymën:
Do të dëgjosh një trokëllimë të pafundme
Dhe një hingëllimë të çartur që çan qiejt ...

Janë kuajt e harlisur nga magjia e zez?
Që shkelin gjithçka që u del përpara:
bjeshkë, njerëz, varre, lumenj, ara ...

Hapi pakëz sytë dhe shih jelët e tyre
Gërsheta të shthurura lulezezash -
Tek fshikullojnë horizontin e vrarë reje
Që s'dihet ndan a bashkon tokë e qiell.

Sa shumë lulezezat paskan çelë
Cep e m'cep Tok?s së Dardhave!
Farmaku u rrjedh trungut deri në rrenjë ...

Këtu ende bie duhmë e qiellit të përglasur
Nga mullenjat që ikën në një buzmuzg ballkanik -
Dhe, hingëllimë e hamshorëve
Që mbyt zërin e engjujve të therur nga barbarët -
Në gji të nënave të dhunuara ...

Sa vuajtje shkaktoka dergja e harresës!
Tokë e përgjakur e Dardhave!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat