„Iku pela me gjithë strajcë“

Kultura

„Iku pela me gjithë strajcë“

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 23:04
Bektesh Jakupi

Bektesh Jakupi 1949-2010

Perëndoi koha e lumtur shumë shpejt.Ditëve të vikendit shpesh në përbërje si sanxhak; Unë,dhëndrri im Bedktesh Jakupi e dhëndrri i tij Hasan Ramabuqa ia shkelshim nëpër kafe,ku mbusheshim deri në grykë.Bekteshi na voziste me Audi 100.Ai kishte rezerva nga Gjermania,Hasani mbante një shitore,ndërsa unë punoja në Gjimnaz.

Bekteshi e kishte babën haxhi.Kur ia shkelshmi pak,Hasani i thoshte: Bektesh ty ta dha zoti; kerrin po,babën haxhi po,me pi raki po,qe pra tana të mirat e zotit.

Vëllau im Xhaviti(ndjesë pastë),donte me shkue te një shok në Damjan të Gjakovës,prandaj shkaku i kerrit na thirri neve.Takimin e lam në hotel Kristal,ku na tre shkojshim me gajret.Unë kisha 500 banka në kuletë dhe u them: O djem unë kam 500 banka në kuletë,po ju rrini këtu sa të shkoj e ti marr do pare.-Jo ti mos luej hiç,sena kemi boll pare.

T`ia shtrojmë meze e raki deri në gju të „maqorrit“.Vie Xhaviti,edhe pse ishte dimër ish djerësit.-Po ku jinni ju?-Qe këtu ku rrijnë esnafat.çonu se jemi vonue.-Jo pa e hanger këte menzë dhe pa I pi pijet jo.Ai muer një kafe.

E thrrasim kamerierin t`I paguajmë.Na të tre shtyhemi se kush po i paguen.Edhe une marrë turr me 500 banka.

Xhaviti  tha o djem:-Mos u shtyni se qeto po i paguej une dhe çka me pague 10500.Hasani:-O Xhavit,mos kujto që nuk kemi pare,po vetëm deshtëm me të kallxue ku harxhohen.

Kur e vetshin;Xhavit,a ke në Gjakovë?Po.kesh.Me kënd ke?

-Me ata tre dreqnit e mëdhaj.

Bekteshi e Hasani më prenë në besë e shkuen në haxhillëk.Une mbeta i njëjtë,po tash në Zvicër dhe mu plak rrota.

Bekteshi ishte haxhi I moderuar.Unë mahitesha,po ai nuk jipej.

Në 2010 kisha një operacion të Aortës dhe duhej pritur terminin 2muej.Bekteshi familjarisht shkonte në pushim dhe mu kish tekë;shtyje terminin e shkojmë në pushim.

Kishte pasë një parandjenjë tmerruese.

Unë operohem,ndërsa Bekteshi kishte përfunduar jetën në aksident.

Me Hasanin pritnim të pame për vëllaun e Bekteshit.Po më thonë bënja për hajr se Hasani po shko në haxhillëk.Po çfarë haxhillëku të hamamit,kur me bure kemi pi raki.

Hasan,shko mere një kille raki e çite këtu në tavolinë dhe të bëjmë muhabet burrënisht,si këtyne herë,e hiçu haxhillëkut se kush hajrin nuk ia ka pa!

Po hiç mos u lodhni ti e Beka se pa mue në xhenet nuk ju pranojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat