Vepra e kompozitorit Kreshnik Aliçkaj – Pemierë në Vatikan në shenjtërimin e Nënës Terezë

Kultura

Vepra e kompozitorit Kreshnik Aliçkaj – Pemierë në Vatikan në shenjtërimin e Nënës Terezë

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 20:48
Kreshnik Aliçkaj

Vepra e kompozitorit të njohur kosovar Kreshnik Aliçkaj, është njëra nga veprat Premierë që do të interpretohet me 3 shtator 2016 në Vatikan në shenjtërimin e Nënës Terezë.

“Kjo vepër është shkruar enkas për këtë ngjarje dhe është porositur  nga dirigjenti i mirënjohur Bujar Llapaj i cili poashtu do të dirigjon këtë vepër. Vepra është e shkruar për soprano, lahutë, kor dhe orkestër simfonik. Ndihem shumë i nderuar që më kanë ftuar të jem pjesë e këtij koncerti, dhe që do jem në mesin e shumë artistëve dhe përsonalitetëve të njohura mbarë shqiptare” – tha Aliçkaj.

 Vepra do të interpetohet nga Kori dhe Orkestra e Filharmonisë së Kosovës. Solist do të jenë Elbenita Kajtazi, soprano dhe Sherif Kurti, lahutë, ndersa teksti është shkruar nga Remzi Limani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat