Shabani na ishte atdhetar dhe arsimdashës i madh i arsimit shqip...

Kultura

Shabani na ishte atdhetar dhe arsimdashës i madh i arsimit shqip...

Nga: Tefik Selimi Më: 23 gusht 2016 Në ora: 17:43
Shaban Shabani, asimdashës i flaktë i arsimit shqip

Në 25-vjetorin e vdekjes

Thonë, krejt “sendet” e njeriut harrohen, por vepra e tij mbetet e pavdekshme. E pavdekshme mbeti edhe vepra e Shaban Shabanit, mësues nga Zhegra e Gjilanit. Ai, ndonëse  ka shkuar në botën e përjetësisë, vepra e tij ka mbetur e “gjallë”. Ai, asnjëherë nuk është pajtuar me sitemin e një kohe. Në shumë tubime e organizime të tjera shkollore, ai hapur e ka shfaqur dashurinë e tij ndaj atdheut të shqiptarëve, Shqipërisë.

Edhe gjatë kohës, sa punoi me ditar në dorë, ai shkollarët i ka përgaditur në frymën “tjetër” të jetës. I tillë qe Mësuesi Shaban: mësues e atdhetar. Ai sot na mungon. Ai ka vdekur, më 25 gusht të vitit 1991. Tash e 25 vjet më parë. Vdekja e tij është e dhimbshme, por edhe krenare.

Shabani u lind më 1935 në fshatin Zhegër, Malësia e Karadakut. Ai shkollën fillore e kreu në vendlindje, Zhegër, ndërsa ish-Normalen, në Prishtinë . Mandej, kreu provimin profesional në ish-Shkollës Normale në Prishtinë,  më 29 prill të vitit 1967. Pas këtij shkollimit, ai filloi të punojë si mësues nëpër fshatrat e Malësisë së Karadakut. Për herë të parë filloi të punojë në fshatin Stubëll, më 1953. Pra, ditarin e punës mori në dorë si i ri 18-vjeçar. Në fshatin e Stubllës punoi disa vite. Ishin vite këto të para të punës, ku tek mësuesi i ardhshëm lanë mbresa të thella në punën e tij arsimore.

Ai pati vullnet të madh të punojë me pishtarët e ri të këtyre fshatrave të largta të kësaj ane të Karadakut. Ndonëse udhëtoi mbi gjashtë kilometra rrugë, nga Zhegra e gjer në Stubëll, thonë nuk bëri asnjë mungesë  në punë. Ishte përherë ekspeditiv në punë. E deshi punë me ditar në dorë. E ndjeu vetën plot shend e verë. Në vitin 1960 e gjer në vitin 1964, Shaban Shabani i kthehet jetës e punës në vendlindje, Zhegër. Këtu nuk qëndroi shumë kohë. Ai caktohet nga ish Ministria e Arsimit që të punojë në fshatin Pidiç, fshat ky në thellësi të Karadakut. Punoi në këtë vend gjer në vitin 1969, ku më vonë e shohim si mësues në fshatin Shurdhan, gjer në vitin 1987. Këtë vend e deshi shumë.

Por, mësuesin Shaban e deshën jo vetëm shkollarët, por edhe prindërit e tyre. Më vonë, ai punoi si drejtor në Shkollën fillore “Emin  Duraku” të Gjylekreshtës. Viteve të fundit, ai përsëri u gjend në shkollën fillore të Shurdhanit, ku në këtë vend punoi gjer sa u pensionua në vitin 1989. Në këtë shkollë fshati punoi pa u ndalë 15 vite të tëra. Nga kjo përvojë e gjatë, ai e njohu mirë këtë anë të Malësisë së Karadakut jetik të Idriz Seferit. Andaj, ai qe një mësues i madh i shkollës kombëtare shqipe. Shih për këtë, ai për kontributin e dhënë në procesin mësimor, mori disa mirënjohje, diploma e shpërblime.

Kështu, më 20 prill të vitit 1987, mësuesi Shaban mori mirënjohjen e merituar e të veçantë për kontributin e dhënë në përparimin dhe edukimin arsimor. Ai (Shabani), 8 vjet qe me radhë  delegat në ish-Kuvendin komunal për çështje të arsimit. Disa herë qe delegat nga shkollat në Takimet e arsimtarëve kosovarë. Ai qe nga mësuesit e kësaj ane që gëzoi autoritet të madh te njerëzit e kësaj ane të Karadakut. Ishte një punëtor i urtë, i afërm e  punëtor i madh i arsimit. 
E deshën kolegët, por e deshën edhe shkollarët e vegjël. Qe një mësues i flaktë i arsimit shqip. Kur doli në pension, më 1989, ai qe i flaktë ta vizitojë SHQIPËRINË NËNË. Mezi mori “vizën” nga regjimi i atëherhëm serb për të kaluar kufirin shqiptaro-shqiptar. Pak kohë para se të shkojë në këtë vend, Shqipëri, u tha shokëve të shkollës, në Shurdhan: “Kosova u bë  Republikë”. Disa kolegë ia zënë për të madhe pse mësuesi Shaban ështëë shprehur kështu. Por, ai pati guxim dhe e u pati thënë troçe hapur atyre: “Kujt nuk ia mban, le t’i veshin dimijat e grave. Kjo punë u krye. Kosova do të bëhet Republikë! Unë, edhe pas pensionimit, nëse do të më ipet rasti, do të vij këtu e do të punoj edhe tri ditë pa para.  E, nxënësve u kam thënë e do t’u them përsëri: “Urime, Kosova Republikë. E gëzofshi…!” Ai, pas një kohe shkoi në pushime, në Durrës (Shqipëri), në vitin 1991.

Dhe pas pushimit të mirë, ku e pa me sy Shqipërinë e Naimit e të I. Kadaresë, zemra iu bë mal. Atë që e kishte lexuar në veprat e shkrimtarëve, sikur atë përshkrim të maleve fushave e  të këtij vendi e përjetoi thell në shpirt e në zemër gjer sa ishte duke pushuar në Durrësi e lashtë të këtij vendi shiptar. Por, ja, nga kjo dëshirë e madhe e tij: në mes asaj që përjetoi dhe asaj që e mendonte si të kthehej prapa, në Kosovë, sikur diçka në zemër e mundoi dhe, në mes dëshirës që pati ndaj këtij vendi, thonë iu bë shkas që pati sulm në zemër dhe vdes. Pra, Shaban Shabani, mësues nga Zhegra, më 25 gusht të viti 1991 vdes në  në Durrës (Shqipëri).

Atë vend e deshi aq shumë sa, për të gjallë pati shtuar:”Mos më daltë shpirti pa e parë Shqipërinë! Atje dua të vdes e të më del shpirti”. Ai vdiq larg vendlindjes, por sikur iu plotësua ajo dëshirë e madhe që pati që ta shohë Shqipërinë Mëmë. Dhe, pas disa ditësh, të afërmit mezi e sollën trupin e tij në vendlindje, Zhegër, se regjimi aktual serb e pengoi edhe për së vdekuri të vijë në vendlindje të pushojë i qetë. Atë ditë. kur u varros mësuesi Shaban, në Zhegër, i madh e i vogël, lotuan. Lotuan jo vetëm të afërmit, por edhe shkollarët e Karadakut e të fshatrave tjera për mësuesin e dashur Shaban, i cili përhapi rrezet e para të dritës e të diturisë edhe në këtë anë të Grykës së Karadakut. I qoftë lehtë dheu!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat