Datëlindja e një artisti dhe heshtja e mbetur pezull…

Kultura

Datëlindja e një artisti dhe heshtja e mbetur pezull…

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 18:15
Skënder Doshlani

(Në 60 vjetorin e lindjes së kompozitorit Skënder Doshlani)

Rrallë,tepër rrallë ka ndodhur sidomos këto vitet e fundit,kur mjetet e informimit kanë marrë përmasa galopante nepërmjet formave të ndryshme të komunikimit masiv,që meteorët e  ndriçuar në rrugën e mbyllur të tunelit errësirëplotë,të quajtur art kombëtar,të jenë fashitur nën lëkurën e tjetërsuar të vetëharrimit.E njëri ,njëri ndër krijuesit më të durueshëm,më pak zollumqarë,më të ndriturit ,po edhe më të heshturit,të cilin e zbulova këto ditët e fundit,ka qënë ,është dhe nuk do mbetet,Skënder Doshlani,kompozitori pa pompozitet,mendjendritur,pendëartë dhe zëmadh në zallamahinë e tranzicionit të stërgjatur shqiptar,në këtë tranzicion që nuk po dihet kur mbaron,ndërkohë kur ka mbi dyzet vjet që thurë dhe kompozon këngë, e paga e tij mujore është aq sa planikohet të marrin një gjykatës në një ditë pas vettingut,me miratimin e reformës në drejtësi…

Skënder Doshlani,lindur 60 vjet më parë në Tropojë,ku akoma punon dhe jeton,i përket atij soji krijuesish që  kurrë nuk ankohet,që kurrë nuk nxjerr nga goja një fjalë apo gjysëm fjalë pa vend,por në mendjen e tij tjerr e bjerr motive këngësh të trevës së Tropojës,Kosovës,Çamërisë,Malit të Zi e Maqedonisë,kudo ku flitet shqip,thotë bashkëpunëtori  i tij i këtyre dekadave,koreografi i mirënjohur,Deli Metaliaj.

E vërtetë e paskam të zorshme  të shkruaj për njerëz dhe krijues të veçantë si Skënder Doshlani,i cili ka krijuar dhjetra e dhjetra këngë,shumë prej të cilave janë bërë hite të muzikës popullore kudo në trojet shqiptare. Ai me 25 gusht rrumbullakosi 60 vjet, e për një krijues të përkushtuat nuk janë pak.  Por kur bëhet fjalë për një krijues cilësor, siç është  Skënderi, kam ndjesinë se koha ka rrjedhur më shpejt nga ritmi i zakonshëm i saj. Për njerëz të tillë , jeta lipset të matet jo me vite, por me krijimtarinë që na dhurojnë. Krijimtaria e mikut tonë Skënder Doshlani e shtrirë në hapësirë dhe kohë të ndryshme, ka ardhur e begatë në lëmin e kompozimit.Lulzim Logu,kryetar i Shoqatës së Krijuesve të Tropojës,shprehet se Skënder Doshlani ka qënë në shumë turne artisik nepër vende të ndryshme të botës,e kudo këngët e tij janë duartrokitur,se edhe këngëtarët kanë qënë të përzgjedhur ,si Fatmira Breçani,Gëzim Nika,Shkurte Fejza,etj.

Arti është krijuar që të përjetohet e jo të kuptohet, citon Drajzeri.Ndaj nisur nga ky postulat, poezia dhe kënga vëçanarisht, duhet të përjetohen dhe të mbeten pjesë e lexuesit dhe e dëgjuesit.Shumë tekste të këngëve të kompozuara nga Skënderi,janë shkruar prej tij,pra ai është edh një kantautor i  sukseshëm shprehet  këngëtari Gjokë Mulaj.

Në bisedë me Skënderin,çka flet pak,tepër pak,kujton turnetë nepër Europë dhe magjinë e artit të këngës.Në vitin 1989,vazhdon ai ,ansambi “Dardania” ka bërë një turne në Zvicër.Duke qënë se koncerti ynë u pëlqye shumë prej pjesëmarrëseve,kanë ndërhyrë nepërmjet ambasdës tonë atje që të zgjatet turneu.Dhe ashtu ndodhi.Nuk thotë kot një filozof i madh,se më mirë të kesh një artist se dhjetë gjeneralë.Me gjeneralët mund të mos  humbasësh luftën,por me artistët  i fiton të gjitha betejat.

E ndërkohë Skënder Doshlani çdo ditë hedh mbi pentagram nota muzikore ,duke nxjerrë melodi  me sakrilegj evokues,e ai në studion e tij të thjeshtë përzien kreshnikët me zanat,Valbonën me rudinat majë bjeshkëve,Jakup Ferrin me  Mic Sokolin  duke ndërruar kutinë  në një pushim në Qafën e Morinës,për të ra deri në Gjakovë,në Çabrat e po pvetin për Bajram Currin.Kulla e tij në lagjen “Partizani” deri vonë mban dritat ndezur e fantazia e krijuesit ,mjeshtrit dhe kompozitorit Skënder Doshlani tjerr e bluan historinë për ta hedhur në këngë e vargje,në motivet e vendlindjes së tij.

“Kokat më të fuqishme të botës ,shpesh janë ato nga të cilat bota e zëshme dëgjon më së paku”,thotë Uordsvorti.

Pa e tepruar assesi, dëshiroj të citoj  disa vlera që kanë  pikasur jetën 60 vjeçare dhe karierën 40 vjçare të Skënderit. Mprehtësia, zgjuarsia, logjika e shëndoshë, thjeshtësia dhe përkushtimi, janë disa nga “ medaljet” që i rrinë varur dhe  hijeshojnë  portretin e tij. I palodhur në punë, një njeri që din vetëm të punojë, një krijues, të cilit i pjell mendja vetëm për gjëra të mira, Skënder Doshlani, në përfundimet që nxjerr, dëfton udhën nga duhet shkuar ,duke pasur udhërrëfyes familjen e tij të shënjtë,bashkëshorten Shpresa dhe dy fëmijët,djalin në perëndim dhe vajzën mbaruar studimet e larta, e aktualisht e papunë. Puna që del nga ajo mendje, flet vetë e nuk ka nevojë për reklamë. Nuk e pamë kurrë ne  miqtë e tij, të kapardisej  me ato kompozime  që prodhonte koka e tij.

Skënderi  është kundërshtar i pompozitetit, glorifikimit dhe pseudo madhështisë,duke u bërë miq me të gjithë,se di të afrohet e të ndihmojë,të orientojë, pse jo dhe të mësojë, si ta paraqesësh realitetin siç vjen, pa zbukurime e shtrembërime. Ai është një talent dhe kapacitet , e njëherazi  një institucion i veçantë.Ai di të flasë nga pozicione elitare, me fjalë të zgjedhura, me “ maja”  të krijimtarisë letrare-artistike si dhe ulet  e kuvendon “ vënçe” me fshatarë nga krahina të thella,çobanë që kanë zbritur nga bjeshkët,etj. Ai frymëzohet prej tyre dhe “ blen” nga ata që e kanë mënçurinë të kapshme kryefjalë.

Skënder Doshlani ka në fondin e artë të krijimtarisë së tij këngë hit,siç është kënga “Baladë për Jakup Ferrin”,me tekst të Marash Mëhillit dhe kompozuar prej tij variatin fillestar,me vargjet perla të krijimtarisë popullore si :

Si dori i lashtë prej çetash,
Ai po vjen me vrap prej malit ;
As ujvarat e Valbonës ,
Nuk ia lajnë rrëketë e gjakut.

O Jakup Ferri, more ku je?
Thërrasin malet me piskamë,
Tridhjetë  krena i ke pre,
Me shtatë  plagë po rrin në kambë!


Rrin mbështetun mbi një mal ,
Rrjedh lumi valë e i gjatë,
Eu, tuj luftu’ o për vatan,
Jakup Ferri me bajrak.

Këngët “Pyet Kosova” me tekst dhe muzikë të Skënder Doshlanit dh kënduar nga këngëtarja e njohur kosovare,Shkurte Fejza,apo këngët “Kjo dashnia kjoftë mallkue” dhe “Nuk di pse jetoj” me tekst e muzikë të Skënderit  dhe kënduar nga këngëtarja tropojane Ermira Ponari,mbeten gjatë në kujtesen e popullit artist.

Vargje të tilla :”Sikur nata të  bahet ditë,
Jo me mbetë  ty duke të pritë,
Jo unë veç  ty o shpirt
Ku asht shpresa që ma ke dhanë,
Ku janë  fjalet që m’i ki thane,
O  veç  vdekja me na nda…,

Janë margaritarë të bukur varur në djepin e eposit të kreshnikëve,ku Skënder Doshlani ka gjetur përjetësisht muzën dhe frymëzimin e tij të pandalur.

Datëlindja dhe heshtja e mbetur pezuall,janë një ogur për organet kompetente që Skënder Doshlani të vlerësohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat