“War Dogs,” skenat Shqiptare të filmit Holliwood-ian për Gërdecin

Kultura

“War Dogs,” skenat Shqiptare të filmit Holliwood-ian për Gërdecin

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 07:54
ilustrim

Filmi “War Dogs,” i cili tregon historinë e dy trafikantëve të armëve, Efraim Diveroli dhe David Packouz, është shfaqur disa ditë më parë në kinematë amerikane.

Por, ndryshe nga sa është thënë më parë, Shqipëria mesa duket nuk ka qenë thjesht një moment i shkurtër, apo një ngjarje në sfond të filmit, pasi një pjesë e madhe e ngjarjeve zhvillohet pikërisht në vendin tonë.

Më poshtë janë disa momente nga skenat kryesore, të cilat zhvillohen në Shqipëri, ose flasin për persona të njohur Shqiptarë të përfshirë në trafikun e armëve, që shkaktoi edhe tragjedinë e Gërdecit.

Madje, skena hapëse e filmit “War Dogs” është pikërisht në Shqipëri, dhe tregon momentin kur David Packouz është rrëmbyer nga një bandë Shqiptarësh për llogari të trafikantit tjetër të njohur, Henry Girard, për shkak të konflikteve gjatë biznesit.

Henry Girard ishte një nga biznesmenët më të njohur të armëve, por i ndodhur në listën e të kërkuarve për terrorizëm nga SHBA, ai ka nevojë për Packouz dhe Diverol-in, që të bëjnë tregti me qeverinë amerikane. Girard paraqitet si i agjenti ekskluziv për shitjen e municioneve Sovjetike Shqiptare, të destinuara për t’u demontuar.

Diveroli dhe partneri i tij Packouz mbërrijnë në Shqipëri, ku priten nga Ylli Pinari, i cili paraqitet si drejtuesi i kompanisë më të madhe Shqiptare të eksporteve ushtarake. Gjithashtu, Pinari iu tregon atyre edhe municionet, brenda një magazine të vjetë.

David Packouz, i cili në atë kohë ndodhej në Shqipëri për të mbikëqyrur mbarëvajtjen e transportit, zbulon se municionet nuk janë të gjitha të periudhës Sovjetike. Pjesa më e madhe e tyre janë Kineze dhe kjo përbën problem për ta, pasi SHBA kishte vendosur embargo ndaj Kinës.

Ndërkaq, Diveroli vendos që municionet të ripaketohen, pasi kjo jo vetëm që nuk do të lejonte të kuptohej se bëhej fjalë për fishekë Kinezë, por do të reduktonte gjithashtu edhe kostot e transportit.

Por, ndryshe nga sa është thënë më parë, Shqipëria mesa duket nuk ka qenë thjesht një moment i shkurtër, apo një ngjarje në sfond të filmit, pasi një pjesë e madhe e ngjarjeve zhvillohet pikërisht në vendin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat