Stërmbesa e Skënderbeut sot vjen në Kosovë

Kultura

Stërmbesa e Skënderbeut sot vjen në Kosovë

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 07:03
Sofia Kastrioti

Stërmbesa e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Sofia Kastrioti do të jetë mysafire e festivalit Hardh Fest që mbahet çdo vit në Rahovec.

Kastrioti do të jetë mysafire speciale e këtij evenimenti që mbahet për nder të ditës së rrushit.

 “Hardh Fest në bashkëpunim me partnerin kryesor të festivalit bodrumin e verës Stone Castle, kanë ftuar mysafire speciale gjatë ditëve të festivalit stër-mbesën e heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeu, e cila përfaqëson brezin e 14 të familjes?”, thuhet në një komunikatë nga Hardh Fest.

Vizita e saj është nder për komunën e Rahovecit pasi që kjo është hera e parë që Kastrioti viziton Republikën e Kosovës, thuhet në njoftim.

 Po ashtu bëhet e ditur se sot në orën 14:00, bëhet pritja zyrtare e Sofie Kastrioti, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Image
Stërmbesa e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Sofia
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat