1.
E dashur loke
nga këtu largë
e tek ti
në vend t´imin
dhe të hollave
po ta çoj një fotografi
të freskët mërgimi
dalur dhe i fotografuar
dikund bashkë
me dy kije të trashë
të Danimarkës
të cilët e dashur loke
me duheti t´i tredhi
ç´tredhi, lëmoj
dhe kashagiti
për çdo ditë t´lume
t´ Zotit!
Të holla as lek
nuk kam
Jo jo nuk kam!
Jamë bërë i lehtë
si dushk mali
Këta këtu loke
si Jakut të Shkodrës
n´Jakup
turqit osmanlinjë
n´Stamboll dikur
(shih ti!)
m´i kanë dredhur
e përdredhur
edhe emrin
e mbiemrin moj loke!
2.
Mos harro se...
Edhe sonte
nê sy e kam
një copë qielli
vendësh të huaja.
Në ballin tim fushë
një tis të thellë gjaku.
Dikund thellë
në shpirtë
sipërfaqen e mahisur
të dhëmjes dhe
kësaj pleqërië
të parakoheshme
që po vjen turra vrap
e bekuara rrugëve
dhe këtyre strehëve
të huaja.
Në dorë e mbaj
një copë letëre
të djegur ku skicuar
dhe të vizatuara
në të i kam fjalët e poeiti
kur tha dikur se:
"Të lindësh është hyjni
të jetosh eshte luftë
të luftosh është sakrificë
të dashurosh është art
Ndërsa, të vdisësh për jetën
Zotin, artin dhe dashurinë
është poezi miku im."
3.
Prindërit e mi
Ndërkohë që
ime ëmë (nëna)
dikur zemrës
dhe shpirtit tim
ua fali ngrohtësine
dhe çiltërsine.
Im at (babai):
m´i dha emërin
dritën dhe përvojën.