Organizohet mbrëmje kulturore “Gjuha italiane në Kosovë”

Kultura

Organizohet mbrëmje kulturore “Gjuha italiane në Kosovë”

Më: 14 shtator 2016 Në ora: 08:30
Foto nga vendi ngjarjes

Në nderim të veprës se prof. Gani Hoxha, Qendra e Gjuhës dhe Kulturës Italiane Dante, organizon mbrëmjen kulturore “Gjuha italiane në Kosovë”.

Sipas njoftimit, në këtë manifestim do të prezantohen veprat autoriale dhe përkthimet e prof.Hoxha, i cili krahas punës 40 vjeçare në Universitetin e Prishtinës, ku ligjëroi gjuhën italiane, botoi vepra origjinale, përkthime nga italishtja, përkthime nga serbo-kroatishtja, fjalor italisht-shqip dhe shqip-italisht me nga 25.000 fjalë dhe botime të tjera në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.

Përveç punës në fakultet, veprave të botuara dhe punës 14 vjeçare si redaktor i emisioneve informative në Radio Prishtinë, prof.Hoxha ka shkruar edhe mbi 100 artikuj rreth gabimeve gjuhësore.

“Gjuha italiane në Kosovë” do të organizohet sot në ora 17:00.

Kjo është ngjarja e parë e organizuar nga qendra Dante, në serinë e ngjarjeve arsimore dhe kulturore që do të pasojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat