Kadare mëse në formë pas operacionit, konsumon kafe në vendin e tij të preferuar

Kultura

Kadare mëse në formë pas operacionit, konsumon kafe në vendin e tij të preferuar

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 16:06
Pamje nga takimi

Një muaj më parë, shkrimtari Ismail Kadare ju nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. Edhe pse gjithçka shkoi mirë dhe operacioni doli me sukses, gjeniu i letrave i kishte munguar dashamirësve të tij duke mos u shfaqur në publik.

Por këtë të premte, Kadare nuk ka ngurruar të vizitojë vendin e tij të preferuar. Ashtu siç ai kurrë nuk e braktis Bar “Juvenilja” pranë liqenit artificial në Tiranë, Kadare është ulur në një nga tavolinat e lokalit, në ambjentin e jashtëm, aty ku zgjedh të shijojë natyrën dhe ajrin e pastër.

Kadare ka qenë nën shoqërinë e profesorit të gjuhësisë në UE "Aleksander Xhuvani" dhe Institutit të Gjuhëve dhe Qytetërimeve Lindore (INALCAO) në Paris, zoti Tomorr Plangarica. Ky i fundit i ka dhuruar Kadaresë kopjen e parë të librit të tij "Parafjalë për vepra dhe autorë".

I pranishëm në kafen miqësore ishte edhe profesor Liman Varoshi.

Ismail Kadare, sot 80 vjeç, është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin "Nobel" në letërsi. Ai shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat