U promovua librit e cila zbulon gjurmë historike të shqiptareve të Triestes

Kultura

U promovua librit e cila zbulon gjurmë historike të shqiptareve të Triestes

Nga: H. Hasanramaj Më: 20 shtator 2016 Në ora: 14:59
Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani në Prishtinë

Organizuar nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” – Prishtinë dhe Botimit të Jozef – Durrës,  në Amfiteatrin e Madh të Bibliotekës  në pranin e shume dashamireve të librit u bë prezantimi i librit  me titullin “Shqiptarë të Trieshtit” të autorit Paolo Muner, nga dr. Bendis Kraja, docente e historisë shqiptare, pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër dhe  Flora Masurica Durmishi, redaktore e programeve kulturore të Radio Kosovës.

Libri “Shpnesa e Shcypeniis” (Shqiptarë të Trieshtit),  u prezantua , para së gjithash shpërfaq e zbulon  gjurmë pas gjurmësh të historisë të shqiptarëve të Triestës që nga fillesat  e vitit 1400 e deri në ditët e sotme. I konceptuar si një antologji, apo një përmbledhje artikujsh, i bashkon e njëjta temë: shqiptarët dhe Triestja.

 Libri i shqipëruar nga gazetarja Albana Nexhipi është botuar në dy gjuhë, shqip dhe italisht dhe përmbledh në njëzet  kapituj si dhe dy shtojca: e para me titullin “Triestinët në Shqipëri” dhe shtojca e dytë Libra shqiptarë në Trieste.

Ndër kapitujt e këtij libri vlejnë të veçohen: “Të ardhurit e parë”, “Karl Gega: inxhinieri më i madh hekurudhor evropian” “Shqiptarët dhe Shqipëria në pikturat triestine”, “Aleksandër Moisiu: triestin apo durrsak”, “Nisje të rëndësishme nga porti i Triestes për Shqipëri”, “Kongresi shqiptar i Triestes, 1913”, “Nisja e princ Widit nga Triestja”, “Fillimet e ‘nëntëqind  familjet e vjetra dhe të reja shqiptare”e të tjerat. Ky libër  është i pasur me shumë fakte dhe argumente interesante mbi këtë temë dhe këtë pjesë kapitull të historisë shqiptare....                                           

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat