Vazhdon kënga për bujarin dhe trimërin e Junikut

Kultura

Vazhdon kënga për bujarin dhe trimërin e Junikut

Nga: Indira A. Hoxha Më: 20 shtator 2016 Në ora: 21:34
Indira A. Hoxha

Poet, kronolog dhe këngëtar të shumtë shkruan dhe i kënduan tarditës , trimërisë , bujarisë besës dhe vërtytëve të tjera njerëzore të Junikut. Rapsodët i kënduan dhe vazhzdojnë ti këndojnë Junikut të trimërisë . Asnjë herë nuk u anashkalua kënga për Ibrahim Sadikun dhe Odën e Junikut, kurse tani më krenari i këndohët luftëtarëve të luftës së fundit për liri dhe pavërësi.

Traditën për këngën e Junikut aktualisht po e vazhdon njëri ndër interpretuesit e muzikës folklorike, Mhill Krasniqi.Përmes telave të qyftelisë ai iu këndon heronjve të kësaj treve që ranë në altarin e lirisë duke u përballur më forcat serbes- sllave. I këndon trimit të kullës nga guri, ngase guri i jep ngjyrë këndimi.

2. Shpirti ynë janë mu këta gurë dhe këngë të thurura me bujarin,urtësinë e Junikut ndër shekuj, thotë rapsodi, i cili përcjellë traditën e babait rapsod, Marash Krasniqit , të cilit lahuta në dru të gërryer me emblemën e Kastriotëve vazhdon të jehoi si më parë gjithë andej trojeve shqiptare. Këngëtari Mhill Krasniqi pos zhanrit të folklorit tradicional shqiptar, që është bazë e mirëfilltë e zhanreve të tjera të muzikës shqipe ai mjaft bukur vazhdon të interpretojë edhe këngë popullore, që e bëjnë të veçant kët këngëtar.

Ai edhe në këtë zhanër interpreton në mënyrë artistike këngë të përpunuar nga Lahuta të cilat pasqyrojnë përmallimin ,dhimbjen por edhe krenarinë të përshkruara plot hijeshi duke parafytyruar fluturimin e Shqiponjës në Junik.

Ne na mbetet ta falenderojmë dhe ti dëshirojmë sukses në punën e metejme në interpretimin e këngëve për trimërinë, Odën , pleqeriën, urtësinë dhe bujarinë e Junukut më Kullat e Gurit, themelet e së cilave nuk i luajti as topi i turkut.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat