Manifestimi “Takimet e Dom Mikelit” sivjet i kushtohet Shën Terezës

Kultura

Manifestimi “Takimet e Dom Mikelit” sivjet i kushtohet Shën Terezës

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 11:57
Manifestimi “Takimet e Dom Mikelit”

Manifestimi i përvjetshëm dhe tradicional kulturor e shkencor “Takimet e Dom Mikelit” në Stubëll të Epërme sivjet do t’i kushtohet shenjtërimit të Nënës Terezë.

Mesha që po mbahet në Kishën e Shën Jozefit është duke u drejtuar nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.

Përveç fytyrave publike e politike që po marrin pjesë, në këtë manifestim të pranishme janë edhe katër motra nga India.

“Takimet e Dom Mikelit që po mbahen për të njëzeteshtatën herë, këtë vit kanë një rëndësi edhe me të veçantë për shkak të shenjtërimit të nënës Terezë”, ka thënë nënkryetari i Vitisë, Hysen Aliu.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat