Të bashkuar në kujtim të Gjeçovit

Kultura

Të bashkuar në kujtim të Gjeçovit

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 10:52
Shtjefën Gjeçovi

Nesër në Zym të Hasit “Takimet e Gjeçovit” – thërrasin

      Tani më ky manifestim është bërë tradicional dhe se s’ka nevojë për shumë komente. Si përherë, në muajin e përgatitjeve për shenimin e 45-vjetorit të manifestimit letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Gjeçovit 2016” që mbahet ditën e shtunë, më 15 tetor, kujtojmë 142-vjetorin e lindjes dhe 87-vjetorin e vrasjes nga dora katile serbo-jugosllave më 14 tetor 1929. Të kujtojmë me këtë rast se Shtjefën Gjeçov-Kryeziu i lindur dhe i rritur nga gjiri i popullit, me vegjëlinë e ponëtorinë, e jo me qeveritë e pushteteve në kalim duke rrëshqitur sin ë akull, gjithnjë duke e ndjekur deri në vrasje në tradhëti e pritë të organizuar.

       Gjeçovin e ka mbrojtur populli, e jo pushtetarët të cilët ndërroheshin si figurat në fushën e shahut. Populli ia  ka ruajtur emrim dhe veprat e tij duke I aplikuar e zbatuar në jetë. Nga kjo, Gjeçovi nga populli është rritur e ngritur në martir të kombit. Kanuni I Gjeçovit u ruajt dhe u zbatua në jetën praktikke nga populli e në popull.

      Andaj, tani në manifestim marrin pjesë qytetarë e pushtetarë sepse kaluan kohërat e katilave (gjaksorëve) që ishin për Gjeçovin, Fishtën e të tjerë që ndiqeshin e anatemoheshin deri në fundshekullin XX-të.

         Tani, të gjithë do të jem të bashkuar në kujtim të Gjeçovit, sot e për shumë mot-e !

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat