Ansambli "Ekstra" - katër dekada prezantim dinjitoz i folklorit kombëtar

Kultura

Ansambli "Ekstra" - katër dekada prezantim dinjitoz i folklorit kombëtar

Nga: Vjollca Sadiku Më: 14 tetor 2016 Në ora: 19:55
Vjollca Sadiku

Dasmat tradicionale dibrane dallohen me karakteristikat e tyre. Edhe pse jetojmë në një kohë në të ciën  shum tradita  i kemi haruar, dasmat karakteristike dibrane vazhdojnë të jenë prezent . Ansambli i këngëve  popullore ,, Ekstra ,, i Dibrës ka merita të veçanta në rruajtjen dhe prezentimin dinjitoz të muzikës në dasmat dibrane. Këtë vit mbushen katër dekada nga themelimi i këtij Ansambli me muzicientët porfesional . Katër dekada pikërisht ky ansambël mes tjerëve si karakeristik të tij ka patur rrujatjen të muzikës origjinale dibrane. Nuk ka dasëm ose gëzim tjetër familjar ku nuk është prezent ky ansambël. Përveç në Dibër Ansambli  Ekstra është prezent edhe në vendt  tjera ku jetojnë dibranët.

Gjatë katër dekadave antarët e këtij Ansambli Shpend Telqiu- fis harmonist , Imer Klenja bas-kitar, Gëzim Kobeci kitarist,Afrim Qatipi bateri, Xhetan Murati- klarinist si dhe këngëtarët e Ansamblit Evzi Kaja dhe Lundrim Paçuku me sukses në aspektin muzikor madhështojnë ceremonitë dibrane duke përdorur të gjith këngët dasmore që përdoren në martesa, fejesa, synete etjer. Antarët e Ansamblit në mënyr shum tradicionale gjatë martesave i prezentojnë të gjith këngët popullore edhe atë nga hyrja e dhëndrit në objektet që realizohen dasmat pastaj duke vazhduar me vallen  e nuses, këngët për çiftin e rij., këngët për dajollarët, mixhollarët, tezet, hallat, miqt e rij  etjer. Poashtu gjatë dasmave një moment i veçant është muzika dhe këngët që këndohen për shoqërin e dhëndrit dhe nuses por edhe këng dhe valle të tjera tradicionale dibrane që gjithmon mirpriten nga dasmorët.

Ky ansambël që prezenton gjithmon muzikën dhe këngën dibrane është i mirpritur edhe në trojet e tjera shqiptare. Ekstra gjithmon mirpritet  edhe në dasmat që realizohen në Gostivar. Tetov , Shkup, Prishtin, Pej , Gjakov, por edhe Tiran, Shkodër, Elbasan etjer., Është një grup muzikor i cili me harmonin e pasur muzikore mahnit gjithmon dasmorët por edhe spektatorët e shumtë nëpër koncertet e ndryshme që ky grup ka realizuar gjatë dekadave të kaluar. Fis-harmonisti Shpend Telqiu thekson se duke mar parasysht profesionalizmin e antarëve të grupit , grupi në shum koncerteb por edhe dasma të ndryshme ka përcjellur edhe këngëtarët e mirnjohur të estradës shqiptare siç janë Eli Fara, Merita Halili, Motrat Libohova, Shkëlzen Jetishin, Shyrete Beluli, Shkurte Fejza dhe shum të tjer. Antarët e Ansamblit gjithmon kanë patur oferta për koncerte të ndryshme të cilët janë realizuar në shumë vende. Me zërin e bukur melodik dy këngëtarët e grupit  IEvzi Kaja dhe Lundrim Paçuku këndojnë një numër shum të madh të kongëve që gjithmone janë kënduar në dasmat dibrane . Ata në mënyrë shumë profesionale i ofrojnë publikun mbardibran melodinë dhe tekstet të bukura të këngëve popullore nga treva e gjërë e Dibrës . Krahina e Dibrës e cila për shkaqe politike është ndarë mes dy kufijve , ka një folklor dhe këngët janë të përbashkëta . Bëhet fjal për një opus të gjërë të këngëve  popullore dibrane sqarojnë kongëtarët të mirnjohur dibranë dhe antarë të ansambilit ,,Ekstra ,, Evzi Kaja dhe Lundrim Paçuku të cilit dhuhet theksuar se janë edhe solistë të mirnjohur të trojeve shqiptare .  Por siç thonë edhe Kaja edhe Paçuku me ansamblin e tyre ,,Ekstra,, gjithmonë janë më origjinal në këndimin të këngëve te bukura dibrane dhe mbar shqiptare .

Këtë ansambël shum profesional e karakrerizon edhe humanizmi.  Antarët të këtij Ansambli janë pjesmars të rregullt në koncertet humanitare  që realizohen për të ndihmuar skamorët , raste tragjike  etj. Fisharmonisti  Shpend Telqiu  tregon se ata kanë marë pjesë në koncertet humanitare kushtuar Tragjedise të Gërdecit në Shqipëri , pastaj në Kosovë dhe qytetet shqiptare në Maqedoni. Gjatë rrugëtimit të tyre muzikor 4o vjeçar ata kanë  marë pjesë në shumë koncerte , në shumë emisione radio dhe televizive  por njëkohësisht edhe kanë bë inçizime të shumta  të këngëve dibrane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat