Në mërgim - Bota Sot
Në mërgim

Kultura

E mërkurë, 18 korrik 2018

Në mërgim

Nga: Neki Lulaj Më: 15 tetor 2016 Në ora: 07:25
Neki Lulaj

Në botë i degdisur ka ditë të bardha

Që janë të ngrohta si bora

në bjeshkë si dielli në vjeshtë

plot nostalgji…..si lodhja

 

Janë si argjendi mëngjeseve pranverore

Kur rrezon dielli mbi mështeknë

Hëna me duket se i përngjajnë nuses arbërore

E lulet shumëngjyrëshe në shpate shpërthejnë

 

Me bukurinë e tyre mahnitese të agimit

Me aromën e ftohtë në brigjet e mërgimit

 

Ka ditë  kur edhe kafeja bëhet më e  zezë

Mbi tavolinen e punës

e harron vehten në këtë botë të egër

E kaftjelli rri në çantën e bukës

thartohet e  kthehet në shtëpi pa e prekur..

 

Ka ditë të mundimshme me lodhje e stres

Ku nuk prek as erën e shtogut pranë dritarës së punës

Nuk ja ndien erën

As zogun e malit nuk e ndien këngën mes furtunës.

 

Janë përdtshmëria e mërgimit

Edhe diellin e harron që po ngroh ne verë

E në mbrëmje me rrobat e punës në shtëpi

Ulur në karrikë nga lodhja

Gjysmën e natës e bën duke u shlodhur në qetësi.

 

Kjo është jeta dhe buka e mërgimtarit

E lyer me shtatë koret e djersës

Mes buzqëshjes së thartë, mes mundit e mallit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test