Zeqir Mehmetaj institucionalisti e respektuem istogas

Kultura

Zeqir Mehmetaj institucionalisti e respektuem istogas

Nga: Xhevat Rexhaj Më: 15 tetor 2016 Në ora: 21:46
Ilustrim

Istogu është me fat që ka një radio të fortë dhe shumë të çmuar Radio Fontana. Njiherit fat ishte edhe aso kohe kur këtë radio e mori ta udhëheq dha ta shndërroi në nji medium shumë të dëgjuar deri në Shqipëri, pronari Zeqir Mehmetaj njiherit edhe pronar i librarisë së njohur MESHARI. Megjithatë z. Mehmetaj gjithnjë ishte dhe edhe sot  është halë në sy për kontrabanduesit e patriotizmit dhe „ komandantizmit“, ai shpesh kritikohet si një LDK-ist fanatik, ani çka që Zeqiri që nga themelimi ishte LDK-ist, dhe një bashkëveprimtar i Fadil Feratit edhe shoq  i ngusht i tij. Z. Mehmetaj gjithnjë kishte presione të ndërroi parti, duke e joshur edhe materialisht, apo me forma të tjera deri te ajo duke i ofruar edhe ndihma të hapi TV, por asesi Zeqiri nuk kishte pranue asnjëherë, dhe ditëve të fundit disa portale e kishin etiketue si përfitues tenderësh nga komuna, llafe pazaresh e të pavërteta, por vetëm e vetëm të krijonin huti në opinion se kinse z. Mehmetaj po merr tendera nga kryetari i komunës për hir të asaj se është LDK ist, por të gjitha ato rrena ishin dhe janë të pavërteta. Si shkas disa kishin marrë turrin të merreshin edhe me pallavra „patriotike“ sikur dijnë pallavragjitë e çubave e lloqit. Unhe këtu do shkruaj disa fjali se si njifet dhe kuush ishte Zeqir Mehmetaj edhe gjatë viteve të 90 ta, kur ishte shpallur pavarësia dhe ishin krijuar institucionet.

Z. Mehmetaj ishte aktivist institucionalist, andaj edhe i tillë mbetët edhe sot edhe pse kishte kërcnime, shantazhime e oferta që të ndërronte subjektin politik LDK ne me shkuarje ne AAK apo PDK, por jo Zeqa nuk ndërroi e u perballoi yrysheve mjerane të disave. Z. Mehmetaj njifet shumë edhe për aktivitetin për shkollën shqipe të organizuar nga ministria e arësimit të viteve të 90 ta. Librat, ditarët,,dëftesat e librezat e para shqip me planprogram të ministrisë së arësimit, jo vetëm për Istog, por edhe për shumë komuna të rrafshit të dukagjinit ishin aktivitet i z. Z. Mehmetaj me librarin Meshari. Ndjekjet dhe rreziku nga pushtuesi serb ishin kudo të pranishme sikur më tregojnë edhe miqë e vendas të mi nga Istogu, por Zeqiri nuk ndlaej fare. Merrej në biseda informative , arrestuar disa here shkaku i aktiviteteve me libra e material shkollor për nxënësit shqiptarë. Në mars të vitit 1999 pasi e kishin marrë në polici dhe maltretue, por fatmirësisht fal trysnisë dhe ndihmës nga Ferik Avdylaj I Kovragës dhe Mehmet Tafë Shatri z. Mehmetaj ishte liruar më vonë. Sindikata e arësimit për rrafshin e dukagjinit ishte themeluar në shtëpinë e vëllezërve Sadik e Zeqir Mehmetaj. Edhe Lidhja e Arësimtarëve Shqiptar Naim Frasheri , me ne krye Rexhep Osmanin, nën masa të rrepta sigurie, dhe rrethimit te hekurt policor, poashtu ishte themeluar në shtëpinë e Zeqir Mehmetaj, dhe shkolla ndër të parat ishte hapur mu në shtëpin e tyre, si dhe në atë të Demë Qetës, Muharrem Qetës dhe Beqir Qetës. Te gjitha keto jan fakte.

Në shumë biseda që kam patur me z. Mehmetaj gjithmonë kam mësuar shumë gjëra për vitet 90 e deri me sot. Duke lexuar edhe librin për Adrian Krasniqin dhe luftën e tij, aty gjënë të shkruar se shtëpia e vëllezërve Zeqir e Sadik Mehmetaj ishin nji ndër bazat e sigurta të aktiviteteve luftarake të grupit të Mujë Krasniqit e Adrian Krasniqit dhe Ilir Konushevcit. Më poshtë ua sjelli edhe pjesën e librit dëshmi.  Me këto pakëz faktime e dëshmi desha tua bëjë me dije lexuesëve se njerëz modest që nuk rrahin gjoks për kativitetet e tyne atdhetare mbesin më të çmuarit për ne, e nji ndër ta është pra z. Zeqir Mehmetaj, kolegu im dhe vendasi im që Istogut edhe më shumë ia ka shtue imigjin me radion e mrekullueshme Radio Fontana. Në nji bisedë me zeqen , kur më tregonte për ofertat që kishte dhe ka nga struktura të nalta të AAK e PDK që të bëhet pjesë e tyne, une e pieta ano o Zeqë kështu e ka politika ndoshta duhet mendue edhe për përfitime!!! Zeqiri qeshi duke më thënë: Koftë larg, për sgja material e as diç tjetër nuk ndërroi rrethin dhe shokët që kontribuam qe 26 vite në LDK, ashtë pjesa ma e mire e jetës time edhe pse me shumë vështirësi ishte….

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat