Lamtumirë shkrimtarit dhe diplomatit Teodor Laço! Nisin homazhet në nder të tij

Kultura

Lamtumirë shkrimtarit dhe diplomatit Teodor Laço! Nisin homazhet në nder të tij

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 11:38
Teodor Laço

Kanë nisur homazhet në nder të shkrimtarit dhe diplomatit Teodor Laço.

Homazhet po mbahen në hollin e Ministrisë së Kulturës. Shkrimtari Teodor Laço u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare.

Lajmi i hidhur për vdekjen e tij është dhënë një ditë më parë.

Teodor Laço lindi më 29 shtator të vitit 1936 në fshatin Dardhë të Korçës. Studioi Agronomi nëUniversitetin e Tiranës. Ka filluar të botojë që prej viteve ’60. Është autor i shumë romaneve, novelave, përmbledhjeve me tregime, dramave, komedive, skenarëve të filmave artistikë dhe dokumentarë.

Disa prej librave të tij janë vlerësuar me çmimet më të larta që jepen në Shqipëri, ndërsa pjesë të rëndësishme të veprës së tij janë përkthyer e botuar edhe në gjuhë të huaja. Pas viteve ’90 është angazhuar edhe në jetën politike të vendit; për dymbëdhjetë vjet ka qenë deputet në parlamentin shqiptar, ministër i Kulturës në vitet ’94-’97 dhe ka përfaqësuar shtetin shqiptar si ambasador në Fedaratën Ruse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat