E kujtojmë meteorin çamë, poetin Bilal Xhaferi

Kultura

E kujtojmë meteorin çamë, poetin Bilal Xhaferi

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 10:21
Libri i Bilal Xhaferi

Kronologji nga poeti dhe krijuesi i letrave shqipe, profesori Namik Selmani, kushtuar shkrimtarit dhe krijuesit te madhe çam Bilal Xhaferit. Në copat e letrave të thasëve të çimentos e në pllakat e gurit shkruante poezitë dhe shkrimet e para. (ah, të kishim sot disa të tilla për një Muze të letërsisë shqipe!).

Image

 

Aziz Bytyçi

Jetëtragjiku i shkronjës shqipe , ne tetor 2016 mbushen 30 vjet nga ndarja e shkrimtarit me origjinë çam Bilal Xhaferri Nga Namik Selmani Shtëpitë tona ku kishim lindur në Ninat të Konispolit ishin vetë një gardh nga njëra-tjetra. Të afërta, miqësore, të buta. Në atë fshat të mbushur me kurora ullinjsh, fare afër shtëpive tona do të lindëte Mëuesi i Rilindasve shqiptarë Hasan Tahsini që asnjëherë nuk e fshehu emrin e fshatit të tij . Gardhi shumë simbolik i shtëpive të një fshati të largët si Ninati, ishte njëlloj si ato dritarezat e Beratit ku gratë shumë herë ndërrojnë lulet e shtëpive me njëra-tjetrën në ato rrugicat e ngushta mangalemase edhe Beratin e donte shumë Bilal jetëtragjiku. Për të do më fliste edhe mësuesi dhe miku ynë i përbashkët poeti beratas Agim Mehqemeja. Dikush e quajti Meteor. Dikush e quajti ”Jetëtragjik”. Dikush e quajti ”rebel”…… Mbase asnjë prej tyre nuk ishte i saktë në atë portret të tij. Ose ishin të gjitha. Ato ishin në atë personalitet që po të formohej. Ai bëri vetëm pak vite jetë dhe krijmtari në Shqipëri. Atë dinjitet të madh shkrimtarit që ai do ta përcillte në brezin kur jetoi dhe në atë brez që jo të gjithë e njohin. Që do ta njohin nesër nëse ata që merren me letrat e shqipes do ta kujtojnë e nuk do ia fshijnë emrin e padiskutueshëm në një letërsi sa kombëtare aq dhe estetitikisht e parealizueshme për kohën që ai jetoi. Vështroni pak fotografitë e tij! Ato të pakta që bëri në vite. Këtu dhe në Amerikë ku u degdis për 18 vjet! Të gjitha të trishtuar e asnjë e gëzuar. Do ta thoshte këtë më vonë i madhi tregimtar Vath Koreshi jetoi vetëm 51 vjet. Pak. Në një kohë që Tolstoi, Dostojevjski apo dhe gjigandë të tjerë e korrën lavdinë edhe më vonë. Por ja, kamxhiku i fatit, i dikaturës e godiste fort . Mbase ky “kamxhik” ishte orakulli i (pa)gabuar i jetës që do të jetonte. Të gjithë i bëri në këtë gijotinë. Gijotinë jete, gijotinë politike. Gijotinë sëmundjeje, vetmie, varfërie. Gijotinë kurbeti të padëshiruar. Gijotina e Familjes së tij të munguar e fëmojëve që nuk gëzoi në jetë. Gijotina e mosshkollimit. E bashkuar me dhimbjen e madhe çame mes së cilës ishte personazhi më tragjik, në qendër të uraganit të asaj ulurime Mesdheu, të ullinjë që do të jetonte për një kryepoezi të mbarë letërsisë shqipe “Lamtumirë Çamëri” ose ”Baladë çame”. Ai nuk ishte aso kohë pjesa fizike e Marshimit të Gjakut që sajoi egërsia greke, por ishte ai që shihte me sytë e tij këtë dramë. Jo me duart e tij. Me tërë qënien e tij njerëzore dhe ngjizte që në atë kohë damarin e poetit, të atdhetarit, të njeriut që koha do t’i jepte Medalionin e Dhimbjes. Atë që të japin në jetë Pasaportën e Talentit Në moshën 8 vjeç i vdes e jëma. Aso kohë në Çamërinë e përtejkufirit përgatiteshin flakët e zjarrit të Çamërisë.

Në moshën 10 vjeç i pushkatohet babai që kishte ”mëkatin e nacionalistit”. Aso kohë në rrugët e Ninatit kalonte vargu i dytë i çamëve të dëbuar nga Zervistët duke bërë një tragjedi të madhe të pjesës së kombit. Që atë kohë do të jenë ngjizur vargjet monumentale që bënin simfoni të paharruara Në kullotat e braktisura kullosin rrufetë. Ullishtet e pavjelura gjëmojnë si dallgë nëpër bregore. Dhe kudo toka çame, mbuluar nga retë, rënkon e mbytur në gjak e lot, e mbetur shkretë, pa zot. E ç’të bënte më në Ninat jetimi jetëtragjik që nuk do ta mbyllte këtu derën e ferrit të jetës, por që do të mbetej një mes ullinjve një njeri i dashuruar me malin Mëllëz me livadhet, me krojet e fshatit. Ah, veç kujtimeve të një fëmijërie tragjike, ai mori nga Ninati një dëftese për katër klasat që i mori në vetëm dy vjet falë asaj aftësie të jashtëzakonshme që kishte për shkollim. Kurrizi ende i njomë i shkrimtarit të ardhshëm çam që do të trazonte politikën e një shteti, do të lodhej e do të nxihen me thasë te qymyrit që shkarkonte ditën e natën nga anijet (tragete të kohës) që hynin e dilnin në atë port të vogël të Sarandës në atë gji-vetull që do ta mrekullonin edhe me lindjet e muzgjet detarë. Ndoshta dhe përshkrimet e shumta të natyrës e merrnin frymëzimin në ato vite. Në moshën 13 vjeç i duhet të punonte. Edhe Gorkit kështu do i ndodhte larg në vendin e tij. E vogël Saranda për të. Kishte shumë fluturim brenda vetes Bilal Xhaferri. Kishte butësi të plagosur nga jeta. Nga regjimi komunist. Nëse do ia lexonte sistemi, mbase një ditë, pas vdekjes së babait të tij, do të vriste dhe atë vetë. Rruga e jetës do i jepte sprovë të re. Të egër që nuk dihej se kur do të mbaronte forca e saj kamxhikore. 19 vjeç me një valixhe dërrase do shkonte në Durrës. Nuk mjaftonte mësimi i shkronjëshqipen në fshat. Dhe me kë do të thoni ju? U fut në hambarin e një benzinate me ullinj për të bërë rrugën më të gjatë që kishte bërë deri në atë kohë Sarandë-Durrës. Dhe do ta bënte këtë gjë në Sukth të Durrësit. Atje ku rrinte me Motrën Antika dhe që të dy shkonin në shkollë. Dhe jo pak, po në moshën 19 vjeç do të niste shkollën shtatëvjeçare.

Askush nuk të bente se ligjëruesi i jashtëzakoshëm që do të kishte një origjinalitet nga më të spikaturit do të vazhdonte kaq vonë shkollën shtatëvjeçare. Dhe natën. Pa kërkuar lëmoshë. Në copat e letrave të thasëve të çimentos e në pllakat e gurit shkruante poezitë dhe shkrimet e para. (ah, të kishim sot disa të tilla për një Muze të letërsisë shqipe!). Ato që do i jepnin lavdinë dhe tragjiken e jetës së pajetuar. E përjashtojnë nga Shkodra ku kishte nisur një shkollë për biografinë të jatit. Punon në Krujë, në Ulëz e mbresat e tij do i hidhte në veprat e tij. Nisi të botonte në revisat “Ylli”, ”Nëntori” në gazetën ”Drita”. Libri me tregime ”Njerëz të rinj, tokë e lashtë”, librin me poezi “|Lirishta e kuqe”, shkruan romanin ”Ra Berati” (Krasta Kraus) 6 vjet krijimtari e madhe në numër e në cilësi arti. 6 vjet nisje dhe kulm poetik. Një rrugë që mund të lakmohet edhe sot. Një model se si mund të bëje një letërsi të mirëfilltë përballë realizmit socialist që frynte realitetin. Që i bën nder atij dhe mbarë kombit. Dhe vjen goditja e dytë, Tirana. Një roman i Kadaresë “ Dasma “ që edhe ai vetë në një takim që bëri disa vite më vonë në Berat e pranonte se nuk e kishte bërë në nivelin e veprave të tjera. Po ishte radha e goditjes. Një rrokullimë e madhe jete. Tragjike.

Një sagë xhaferiane që do ta bënte atë një nga të goditurit e diktaturës si Trebeshina dikur, si Vilsion Blloshmin, si Avzi Nelaj e sa të tjerë. Po binte çomanga e turpit. Pse jo dhe e vrasjes. Asgjë nuk ishte e jashtëzakonshme për të . 15 vjet më vonë, do të vinte në Ninat. I malluar i shqetësuar. Kishte një detyrë tjetër tashti. Jo atë të shetitjes në livadhet, shtëpitë e fshatit që zbrisnin në një kodër deri poshtë në lumë. Edhe unë atëherë nuk banoja më atje që të kisha mundësinë ta takoja nga afër. Tash po shihte kufirin një vendi ku nuk donte të shkonte kurrë, por….Duhej Në familje time vinin të copëzuara fjalët për të, Akoma nuk ishte shfaqur poeti. Po vëllimi me tregime që shteti do e hidhte në karton, lexohej nga dora në dorë. Kësaj radhe ishte lexuesi i thjeshtë që i bënte sfidën shtetit komunist. O zot, kur nisi të shkruante e të botonte ishin me mijëra që e pëlqenin atë talent që kishte vetëm dy klasë të mesme. U arratis në vitin 1968 e për muaj të tërë do të rropatej në kampet e refugjatëve në Greqi me shpresën e madhe që të shkonte në SHBA Pas Greqisë në Amerikë. Në Boston e në Çikago. Tashmë nuk ishte vetëm çam. As vetëm durrsak. Po ishte një filiz shqiptarie Boton revistën Krahu i Shqiponjës. Ecën në traditën e Konicës, të Nolit. Të një emigracioni inteletkuale të Amerikës. Boton tregime reportazhe, pamflete, skeçe, skenare, vizatime. 18 vjet në Amerikë një biografi e tërë letrare po jo qetësi. Nis sëmundje e beftë e trupit. A thua se një arsye tjetër?? Si studiues çamë e jo çamë jaopin mendiin e një vdeje të sajaur nga Sigurimi i Shtetit që edhe atje nuk e la të qetë jetëragjikun e letrave shqipe Bilal Xhaferrin. Dhe atë ditë vjeshte tetori të katërmëdhjetës, ai vdes. në spital. Kthehemi te këto kujtime këto ditë dhe me mikun e tij Tasim Beshon Po citojmë disa copëza kujtese dhe vlerësimesh të kritikëve dhe miqve të tij. Adriatik Kallulli: ”Një herë e gjeta Bilalin në një hotel beqarësh këtu në Tiranë. Ishte muaj krijimtarie. U futa në dhomë dhe dritarja e tij binte nga sahati. Kishte hedhur një batanije krahëve dhe me një gjysmë lapsi po shkruante në fletore mbi një komodinë. Pranë fletores ishte një kothere buke, panine e mbetur përgjysmë dhe e tharë me siguri. Ai vetëm shkruante…” Vath Koreshi: “Ai njeri aq i ëmbël dhe i e butë, më dukej sikur nuk dinte të qeshte. Vetëm se i ndriste një hije nëpër fytyrë si qielli kur hapet dhe atje kish më shumë keqardhje sesa gëzim. (Shtator, 2002, Tiranë). Vetë shkrimtari Ismail Kadare do të thoshte në maj 1996 në një vepër të botuar nga Shtëpia Botuese “Onufri: “…Unë, Bilal Xhaferrin e kam njohur shumë mirë. Kam qenë një nga ata që e kam ndihmuar deri në fund. Jam interesuar që jo vetëm të botojë, por edhe për jetën e tij materiale. Bilali ka qenë një shkrimtar i talentuar. Bilal Xhaferri është shkrimtar që doli i lirë dhe i pari. Ishte shkrimtar i aftë. Tani ju keni një shkrimtar të shquar, më të shquarin shkrimtar çam. (Maj, 1996, shtëpia botuese “Onufri”) Më 3 maj 1995 Presidenti i Republikës i jep medaljen ”Martiri i demokracisë” dhe më 6 maj të atij viti eshtrat e tij sillen në Atdhe, në Sarandë. Në të përcjellje dha ndihmesën e vet Shoqata “Bilal Xhaferri’e drejtuar nga shkrimtari çam Shefki Hysa. Biblioteka e Sarandës mbaj emrin e tij. I sjellim këto kujtime edhe me ish shokun e tij Tasim Besho. Në vitin 2016 ai mori medaljen “Nderi i Kombit” Dhe në këtë ditë ndarjeje ai rivjen. Në të gjithë ditët ai është i mirëseardhur. Është pjesa e shpirit të papërkulur çam. Është balada dhe elegjia e saj me atë kurorë vargjesh.“Na e tregojnë drejtimin plumbat, na e ndriçojnë rrugën flakë, që gjithë tokën kanë përpirë. Pas shpinave tona përplas tufani dyert e shkallmuara të shtëpive. Dhe rrugët zgjaten e zgjaten në veri. Ne, popull muhaxhir, ecim nëpër shi... Lamtumirë, Çamëri! A mos do të ketë dhe Çamëria këtej e tutje fatin e tij tragjik???!!!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat