Maqedonia lëshon pullë postale me portretin e muzikologut shqiptar, Lorenc Antoni

Kultura

Maqedonia lëshon pullë postale me portretin e muzikologut shqiptar, Lorenc Antoni

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 14:02
Ilustrim

Tv21 bën të ditur se duke filluar prej sot Maqedonia do të ketë në përdorim pullën e re postare, e cila ka figurën e etnomuzikologut shqiptar Lorenc Antonit.

Me vënien në qarkullim të kësaj pulle, Instituti për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore Shqiptare në bashkëpunim me Postën e Maqedonisë shënuan 25 vjetorin e vdekjes së muzikologut Lorenc Antonit.

Lorenc Antoni ka qenë muzicient i njohur nga Shkupi, i cili veprimtarinë e tij e ka zhvilluar në tërë trojet shqiptare. Ai është themeluesi i shkollës së parë fillore dhe të mesme të muzikës në Prizren.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat