Në Kërçovë janë hapur ditët e dallimeve në kulturë

Kultura

Në Kërçovë janë hapur ditët e dallimeve në kulturë

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 15:42
Ilustrim

Para pllatosë së Shtëpisë së Kulturës në Kërçovë sot u mbajt “Dita e hapur e multikulturalizmit” me pjesëmarrjen e qytetarëve të të gjitha bashkësive etnike të cilat jetojnë në këtë qytet.

Manifestimi u organizua nga grupi “Vlen të jesh nga Kërçova” në të cilin bëjnë pjesë përfaqësues të të gjitha bashkësive.

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, në fjalimin e tij tha ky qytet është shembull ku së bashku jetojnë nacionalitete të tjera në harmoni dhe mirëkuptim, shkruan Zhurnal.

Në manifestimin e sotëm u ekzekutuan këngë popullore të të gjitha bashkësive etnike të cilat jetojnë në Kërçovë, ndërsa organizatat lokale të qytetarëve në stenda i prezentuan veshjet popullore. Programi përfundoi me degustimin e ushqimeve tradicionale prej të gjitha kuzhinave të cilat kultivohen në Kërçovë dhe rajonin e Kërçovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat