Nesër fillon Festivali i Kafës dhe Çajit

Kultura

Nesër fillon Festivali i Kafës dhe Çajit

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 11:50
Ilustrim

Festivali i Kafës dhe Çajit hapet nesër zyrtarisht në sheshin ‘’Zahir Pajaziti’’, në Prishtinë.

Sipas njoftimit të organizatorëve, në festival do të ekspozohen lloje të ndryshme të kafes dhe çajit, do të përformojnë DJ të njohur vendor, do të ketë maskota me karaktere të ndryshme, të cilat do të përkujdesen për argëtimin e vizitorëve, ku nuk do të mungojnë edhe dhuratat e shumta për të cilat do të përkujdesen pjesëmarrësit e festivalit.

“Për ju që e doni kafenë dhe çajin mos hezitoni të merrni pjesë në këtë festival, pasi që është i pari i këtij lloji në Kosovë”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat