Intenziteti në novelat e Migjenit

Kultura

Intenziteti në novelat e Migjenit

Nga: Haki Bunjaku Më: 25 tetor 2016 Në ora: 22:10
Haki Bunjaku

Sa herë më bie të lexoj,shkruaj a flas për poetin e shkrimtarin e kulmoreve-Migjenin,më mbërthen melankolia,dobësohem dhe nuk mund të flas për atë gjysmë biografie.

Kjo që shënova si titull: Intenziteti në Novelat e Migjenit,më duket se është një veçori karakteristike,e cila këtyre krijimeve prozaike (mjaftë të afërta me prozën poetike) u jep gjallëri,jetë e ngrohtësi drame.

Ato krijime mund të jenë dramë,tragjedi dhe skenar për film,e nga to do të shkruheshin romane të gjata.Mirëpo,Migjeni atyre novelave të shkurta,përmes intenzitetit u dha kuptim të thukët e të gjër“A do qymyr zotni“?

Malësorja me atë bukuri fizike,rri me kalin ngarkuar me gjengjill,të cilin e mba për kërpeshi dhe të dy kotën në mendime,secili për problemet e veta.

I afrohet njeriu sa për të ndërruar ndoj fjalë e shikuar liqenet në sytë e Malësorës.Sa qymyrin?-Tetë.-Jo shtrejt e ke.

Malësorja gëvisht me thupër e shikon para këmbëve,që tu shmanget shikimeve ngacmuese të zotëriut.

-Sa për ty? –Pesë lekë.Hajde për gjashtë!

Te „Legjenda e Misrit“ Malësori si një copë shkëmbi humb cilësitë karakteristike,para Depos së Misrit dhe bëhet tragjikomik.Nuk guxon me zgjue mëninë e shpërndarësit të misrit.

Nisen drejt shtëpive ai karvan malësorësh me nga gjysmë thesi misër mbi shpinë e me gëzimin që do ti gëzojnë kalamajt e uritur,të cilët presin para dyerëve.

Sa në mendime të thella e ka zhytur Zeneli,te novela „Zeneli“.Përhumbet dhe përtyp mendimin në vete:-Ah,more Zenel heret ia ke filluar punës tënde!

„Luli i Vovërr“ me ato tullumbat që do ta gëlltisin një ditë mësuesin,i mbetet në atë këndin e vet,që të ngrohë eshtrat e mërdhirë.

Nushi te „Studenti në Shtëpi“lufton me ato doke patriarkale,të cilat e mundojnë për vdekje,mirëpo ky i mposht edhe psikologjikisht.E ky konstatim bëhet,kur motrën-Agijen e gjen të hapareshur,nga kontakti intim me shegertin,por mjeku i ardhshëm përmbahet,duke i lëshuar një mallkim shoqërisë,që shitej për nemuzlie,ndërsa morali i nëpërkëmbej çdo ditë.

Migjeni jetoi pak,vetëm rininë,kurse pjesën tjetër nuk e pat.Mirëpo,krijoi shumë,thua se vdekja i dha azhuritet në krijimtarinë artistike.

Intenziteti në zhvillimin e ngjarjeve në novelat e Migjenit është një karakteristikë dalluese në krejt krijimtarinë e kohës,por edhe në bashkëkohorën.

Fundi i jetës: „Nuk shkruhet ma“është një përfundim pikëllues e tragjik.Intenziteti në shkrime e veçmas në zhvillimin e ngjarjeve intenzive,sikur bëhet shtysë edhe për shkrime edhe për harxhimin e ditëve të jetës.Dhe,kur kujtojmë jetën e tij gjysmë,nuk kemi sesi të mos pikëllohemi.

Unë,Migjenin e maj këtu mbi tavolinë të punës,sepse e çmoj shumë dhe herë pas here lexoi diçka nga ai,si për freskim truri.

A doni juve të ju lexoi diçka??!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat