Në Viti u hap ekspozita "Nëna e Dashurisë" kushtuar Shën Terezës

Kultura

Në Viti u hap ekspozita "Nëna e Dashurisë" kushtuar Shën Terezës

Nga: Aziz Zuka Më: 26 tetor 2016 Në ora: 15:44
Pamje nga hapja e ekspozites ne Viti

Në Galerinë e Arteve në Viti, u hap Ekspozita artit pamor "Nëna e Dashurisë" , e organizuar nga OJQ "Exarte" në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Sipas projektit, kjo ekspozitë ishte e hapur para shumë mysafirëve, artistë dhe artdashës në Stubëll në kuadër të Takimeve të Dom Mikelit, ndërsa sot në hapje të ekspozitës morën pjesë artdashës të shumtë dhe nxënës të shkollave të mesme, ku me fjalë rasti përpos Drejtoreshës së DKRS-së znj. Kaltrina Sylejmani foli edhe kuratorja e Ekspozitës Adriana Marku Sedaj dhe artistja zj. Zojë Ferizi. Kjo ekspozitë është e hapur për art'dashësit deri më 8 nëntor ndërkohë do të bartet në Bibliotekën kombëtare "Pjetër Bogdani" në Prishtinë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat