Kur u prish DASMA …(“… kur ia NISI thonin pleqnarët tonë të menqur DIKURË”!)

Kultura

Kur u prish DASMA …(“… kur ia NISI thonin pleqnarët tonë të menqur DIKURË”!)

Nga: Ali Asllani - Pejë, 26.11.2016 Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 23:13
Ali Asllani

Në këto kohë të vështira për shqiptarët e Kosovës, ... ku, as që bëhet fjalë të joshemi dhe të themi si DIKUR, “Durim se bëhet mirë”. Në kët mënyrë, aso kohe kur ishim të OKUPUAR, e mashtronim ngapak, dhe e merrshim me të mirë njëri-tjetrin,.

Por JOOO, jo-jo vëllezër e MOTRA të gjakut dhe kombit tim shqiptarë, sot nuk mund të justifikohemi dhe joshemi, e ta MASHTROJMË  më njëri tjetrin me këso: “Haj-hajtt se bëhet mire, hajt se Zoti është i MADH, dhe ka me ia thy qafën të keqit, dhe në kët mënyrë, shqiptarët e mjerë i mbijetuan disa OKUPATORË në ROBËRI”.

Ndërkaq ,sot mund të bëjmë një krahasim tjetër, e ai duhët të jetë: “sot është keq, nesër do të bëhet më keq, pasnesër akoma më keq , e kështu vazhdon krahasimi….”. 

Vetëm Zoti i Madhëruar na ruajt dhe na shpëtoftë nga e keqja e cila e ka katandisur kët Kosovë të stërvuajtur dhe kët SHQIPTARI në përgjithësi. Kjo e keqe, vetëm sa vjen e shtohet nga dita në ditë, … as që ka të ndalur madje”

Prandaj mu kujtuan këto fjalë të pleqnarëve tonë, “Kur u Prish Dasma”, të cilat më qetësuan pak, e me të cilat e titullova kët artikull, duke dhënë edhe përgjigjen menjëherë në rreshtin e parë pas titullit.

A thua kjo far “Dasma” e kosovës fillojë me njerëz të DITUR, të Menqur, të SINQERTË, të AFTË dhe meritorë, që doninn dhe dininë të udhëheqnin me popullin dhe me vendin, apo ndoshta fillojë me njerëz KRIMINEL, BANDITË, të PACIPTË dhe të PADITUR ,të cilët ne sy të vendorëve dhe NDËRKOMBTARËVE e KAPËN shtetin dhe pushtetin, duke vrarë OPONENTËT e tyre politik, dhe duke e frikësuar popullaten e mjerë e cila, ishte akoma nën presionin e frigës që kishte  përjetuar në luftë.

Unë them se, nëse ka ndodhur opcioni i dytë, sipas të cilit, shteti dhe pushteti qenka KAPUR nga kriminel, mafiozë vendor dhe ndërkombëtarë, nga spihunë të instaluar nga serbo-rusia, apo nga Turko-Arabistani , ….  atëhëherë këtu qenka MESELJA e DASMËS,  e cila qenka prishur që në fillim të saj. Eeeee … kjo po, … po për besë, kjo ka mundësi!!??

Atëherë, ku na mbetën PATRIOTËT që lejuan të na prishet dasma, mu atëherë kur ia NISI, e të cilën e kishim pritur për 2000 vjet?

Mos o ZOT më keq, a thua vet këta “PATRIOTË”, i paskan prirë dhe janë duke e udhëhequr akoma kët dasmë, të cilën e paskan prishur që në fillim të saj, dhe vazhdojnë ta prishin tutje!

Ehhhuuu,  vaj-o-vaj, vërtetë,  “PATRIOTËT” e paskan prishur dasmën që e kishin nisur vet - po kush mund ta ketë paramenduar kët.

Jo-mor-jo, PATRIOTËT e duan dhe japin çdo gjë për ATDHEUN dhe KOMBIN. Ata nuk ia marin ATDHEUT çdo gjë për veten e tyre, ATA nuk e rrjepin ATDHEUN dhe popullin për së gjalli, … Ata nuk Marrin. PATRIOTËT japin çdogjë, madje edhe jetën për  ATDHEUN!

Vëllezër e motra të gjakut dhe kombit tim, më falni për këto fjalë, më falni ju lutem shum. Nga hidhërimi dhe helmi që më ka kapluar shpirtin dhe zemrën këto ditë, nga HUMBJA e shpresës të cilën ma VRAU dikush, e cila përherë ik e FUNDIT, në këto momente, jam i detyruar ta derdhë gjithë vrerin e akumuluar për këto 17 vite, duke besuar dhe SHPRESUAR në: “Hajt se bohet mirë – Hajt se Zoti është i Madh dhe ka me ua thyer qafën …këtyre hajnave”…. Ndjenjë e ROBIT kjo, …  o vëllezër e MOTRA!.

Tani del një pyetje këtu, “kush janë ATA që do ta bëjnë mirë”??

Nëse rastësishtë “Ata që do ta bëjnë mirë jemi NEEEE”, atëherë kë po e presim pra, përse nuk po e bëjmë mirë, kush po na ndalon!?

Për ta bërë mirë, ka shum mënyra:

E para është, “Dilni në zgjedhje o të mjerë dhe DENONI këta MAFIOZ, këta kriminel,….këta djajë dhe LUGETËR me figurë të njeriut! Në të gjitha zgjedhjet gjërë me sot, 60% e njerëzve legjitim dhe me të drejtë vote nuk kan dalur në zgjedhje”

Mënyrë tjetër është edhe protesta. Po-po, PROTESTAAAA. Unë isha në PROTESTËN me të cilën po kërkonim DREJTËSI për Astrit Deharin, i cili vdiq në burgun e Prizrenit! PO JU, ju a ishit në këte protest të cilën ia kemi borxh DREJTËSISË në rend të parë, e pastaj prindërve dhe shokëve të Astritit në rend të dytë.

Vdiq, e vranë, apo u vetvra..., kjo fare pak rëndësi ka?! Pikërisht këte po e kërkonin protestuesit në MARSHIN për DREJTËSI, në të cilin po merrja pjesë dhe unë, të cilët numerikisht ishin mjaftueshëm, por unë prisja dhe do doja që ky numër të ishte AKOMA më i madh! 

E kur jemi të VDEKJA misterioze e Astrit Deharit, unë mendojë se nga cilido këndvështrim i të gjykuarit dhe menduarit të drejtë, korrekt dhe të logjikshëm, Astriti ishte dashur të jetë 100% i mbrojtur me një siguri të lartë. Kjo për shkakun, se akuza me të cilën ngarkohej Astriti , “Sulm Terrorist Ndaj Shtetit” ishte shumë e rëndë.

Atëherë bazuar në këte AKUZË, ky i pandehur, ishte dashur të ruhej në burgun e sigurisë së lartë, të mbikëqyret dhe vëzhgohet në çdo minutë apo sekond, siç thonë juristët 24/7 (24 orë në ditë e 7 ditë në javë). Kjo për arësyen se, edhe po të vetvritej Astriti, prap shteti përgjigjet këtu, e mos e bë o ZOT ta vret shteti vet!!

Ky i pandehur ishte akoma nën hetime, dhe çkado që do ti ndodhte atij, fajësia prap se prap, bie mbi shtetin dhe legjislaturën!

Si përfundim, sipas çdo lloj gjykimi, studimi, hulumtimi, apo forme tjetër e të menduarit dhe gjykuarit LOGJIK, të DREJT dhe KORREKT, i bie që tre njerëz këtu, janë përgjegjësit kryesorë të kësaj tragjedie, e cila po e rëndon dhe po e çmend popullin këto ditë. Ata janë:

Ministri i punëve të brendshme

Ministri i Drejtësisë, dhe

Kryeprokurori i Shtetit 

Këta urgjentisht duhët të japin dorëheqje. Kështu ndodhë në çdo vend me demokrati të lartë dhe sundim të ligjit. Ndryshe pakënaqësia e popullit, vetëm sa vjen e po RRITET!

Në fund fare, po e citojë një filozof të menqur të të gjitha kohërave:

Demo kracija do ta paguaj shtrenjtë përgjigjen në kërkesat e të gjithëve !!??

Të varfërit do të duan pasurinë e të pasurve - DEMOKTRACIJA DO TUA JAP KËT!

Të rinjtë do kërkojnë të trajtaohen sikur të moshuarit. Gratë do kërkojnë të bëhen sikur mashkujt, të huajt do kërkojnë të drejtat e autoktonëve  - DEMOKTRACIJA DO TUA MUNDËSOJË KËT!

Hajnat dhe MASHTRUESIT do të kërkojnë funksione të rëndësishme SHTETËRORE - DEMOKTRACIJA DO TUA JAP KËT!

Por, kur HAJNAT dhe MASHTRUESIT më në fund marrin pushtetin në mënyrë “DEMOKRATIKE”, sepse KRIMINELËT dhe KEQBËRËSIT mëtojnë të marin pushtetin.

Atëherë do të vijë një TIRANIJË akoma më e madhe se koha e cilësdo MONARKI apo OLIGARKIJ !!! - Sokrati (470-399 p.e.re) 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat