Restaurime në “Mangalem”, nxirren nga emergjenca banesat monument kulture

Kultura

Restaurime në “Mangalem”, nxirren nga emergjenca banesat monument kulture

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 19:54
Monument kulture

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Berat është duke kryer disa ndërhyrje të domosdoshme mirëmbajtjeje në lagjen “Mangalem”, në objekte të kategorisë së parë dhe të kategorisë së dytë.

Shumë vite amortizimi e mosndërhyrje kanë sjellë një situatë të vështirë ndaj sfida nuk është e lehtë. Ndërhyrjet e fundit përpara disa vitesh janë kryer pa kriter e shpesh i kanë dëmtuar monumentet.

Ndërhyrjet konsistojnë në restaurime të herkerave, elementëve të paretkvave të muraturës çatma, restaurime dhe zëvendësim në rastet kur kollonat e qosheve prej druri dhe fashaturat horizontale janë të kalbura.

Fasadat e Mangalemit gradualisht do të trajtohen me lyerje e restaurime të pjesëshme duke nxjerrë nga emergjenca shumë banesa popullore me elementë të spikatur arkitektonikë.

“Kërkojmë ndjesë për shqetësimet e përkohëshme që i krijojmë banorëve dhe bizneseve por, nga ana tjetër i kërkojmë bashkëpunim çdo banori që të na lejojnë në montimin e skelerive e punimet mbi çati të cilat për ne kanë një vështirësi dhe rrezikshmëri jo të vogël. Të gjithë mund të bëhemi pjesë e zgjidhjeve dhe jo e pengesave. Jemi të vetëdijshëm që shumë prej banorëve janë ndjerë të braktisur në gjithë këto vite, por ju sigurojmë që aktualisht po bëjmë të pamundurën për ta kthyer sadopak situatën nga gjendja kritike e alarmante e lënë prej dekadash”, thuhet në një njoftim për shtyp të DRKK Berat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat