UNESCO shpall trashëgimi të njerëzimit Jogën

Kultura

UNESCO shpall trashëgimi të njerëzimit Jogën

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 09:13
Ilustrim

Joga, e lindur në Indi dhe shumë popullore në të gjithë botën, u shpall sot si trashëgimi kulturore jomateriale e njerëzimit nga një komitet i UNESCO-s i mbledhur në Addis Abeba që mbylli shqyrtimin e kandidaturave me rreth dhjetë të regjistruar të rinj.

“Filozofia mbrapa praktikës antike të joga-s në Indi ka influencuar shumë aspekte të shoqërisë indiane”, thekson në një komunikatë organizata e OKB-së për shkencën dhe kulturën, me seli në Paris.

“E praktikuar në të gjitha moshat, pa diskriminim të seksit apo fesë, ajo përzien pozicionime, meditim, frymëmarrje të kontrolluar, recitime fjalësh dhe teknika të tjera që synojnë të çlodhin individin, të lehtësojnë dhimbjet dhe të krijojnë një gjendje çlirimi”, thotë UNESCO.

Komiteti i ruajtjes së trashëgimisë kulturore jomateriale të njerëzimit, që është mbledhur që prej 28 nëntorit deri më 2 dhjetor në Etiopi, shpalli dje gjithashtu trashëgimi të njerëzimit birrën belge dhe rumbën kubane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat