Ndahet çmimi mbarëkombëtar poetik “Dr. Ibrahim Rugova”

Kultura

Ndahet çmimi mbarëkombëtar poetik “Dr. Ibrahim Rugova”

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 18:30
Hasije Selishta çmimin mbarëkombëtar poetik “Dr. Ibrahim Rugova”

Për të dytin vit me radhë nën patronatin e kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova në bashkëpunim më Klubin Letrar “Podguri”, është bërë ndarja e çmimit mbarëkombëtar poetik “Dr. Ibrahim Rugova”, çmim ky i cili është ndarë për hir të punës dhe veprimtarisë së shquar të ish Presidentit Ibrahim Rugova dhe i cili çmim tashmë është tradicional.

Duke i përshëndetur të pranishmit, kryetari Rugova falënderoi të gjithë pjesëmarrësit të cilët morën pjesë në konkursin letrarë për nder të figurës së Ibrahim Rugovës.

”Ju dëshiroj të gjithëve mirëseardhje për herën e dytë, faleminderit shumë për mundin dhe angazhimin që keni ardhur sot të gjithë këtu nga të gjitha trevat shqiptare, faleminderit që keni ardhur sot në Istogun e vogël, por me një zemër të madhe, edhe klubi letrat me emrin që ka Podguri, por edhe çmimi i Presidentit të madh të Kosovës, liderit të Kosovës, mendoj që e vlen edhe mundi dhe angazhimi juaj, po e nderoni vetën, por edhe neve”, tha ndër të tjera Rugova.

Ndërkaq Kryetari i Klubit Letrar “Podguri”, Sadik Bicaj u shpreh se ky projekt ka një rëndësi të veçantë për Klubin Letrar “Podguri”, sepse behët fjalë për një figurë të rëndësishme, i cili kontribuoi në formimin e shtetit të Kosovës. Në fund për fituesit u bë edhe ndarja e çmimeve, ku çmimin e parë e fitoi poetja Hasije Selishta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat