Skena...Teatri...Shtëpia e tij e dashur

Kultura

Skena...Teatri...Shtëpia e tij e dashur

Nga: Aziz Bytyçi Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 11:00
Xhelal Tafaj

Këtë privim, këtë dritë muzikaliteti na i japin artistët tanë, kjo plejadë e shkelqyer që me artin e tyre shpenzuan çdo emocion,ndiesi per spektatoret.I tillë është dhe aktori i talentuar Xhelal Tafaj. E nisi jetën që fëmijë për artin, për muzikën, dashuronte tingujt e violinës, ënderonte skenën ta pushtonte. Pra poetja jonë, krijuesja e letrave shqipe dhe humanistja Rudina Merkuri i'a kushton aktorit të talentuar Xhelal Tafajt i cili dashurinë dhe shpirtin e tij ia kushtoi skenes dhe teatrit.

Emri i krijueses, poetes dhe humanistes Rudina Merkuri tani me është bërë në analet e poezisë e sidomos të asaj që shkruhet nga penat e shkrimtarëve tanë me nam. Reagimi shpirtëror, por edhe frymezues i kësaj poete ndalet kryekëput në tri kulmet e trekëndeshit poetik, atëdheut, lirisë dhe dashurisë që janë gurrat më të pashterrshme të vargjeve të poezisë së poetit. E në këtë radhe poetja zonja Merkur,  bëhet ca edhe gazetare ku i kushton me një shkrim dhe më shumë poezi skenës, teatrit...duke ia kushtuar aktorit te talentuar Xhelal Tafajt. Pa me dyshje kjo poete tani e njohur në botën e krijimtarisë së saj në tërë trevat shqiptare dhe më gjerë ka sens dhe di t'i shkruaj edhe vargjet e shkrimeve gazetareske siç shembellton në poezi, ese dhe tregime.

Kur flasim për një udhëtim arti, ndjejmë atë udhë të gjatë, ato gjurmë që pushtojnë skenën, e çojne peshë, atë trokitje në dyer shpirti që vetëm artistët arrijnë ta dhurojnë, duke u futur në skutat më të thella të zemrës për të na thënë: "Jam këtu për ju". Këtë privim, këtë dritë muzikaliteti na i japin artistët tanë, kjo plejadë e shkëlqyer që me artin e tyre shpenzuan çdo emocion, ndjesi për spektatorët. I tillë është dhe aktori i talentuar Xhelal Tafaj.

E nisi jetën që fëmijë për artin, për muzikën, dashuronte tingujt e violinës, ënderonte skenën ta pushtonte. Në këtë shpërthim djaloshar libri sapo kishte filluar të shkruhej. Çdo faqe e saj po linde gjurmë, po zbulonte një talent, po trokiste në një porte të madhe më shumë miq. Jeta po e bekonte, po e çonte në një vizion të qartë në peligranazhin e gjatë të skenës. Çdo dite sillte një  përpjekje, një sfidim të çastit magjik ,krijonte një personalitet që sfidonte shqetsimin e të përdishmes për të ecur në një shtëpi të re, të madhe. Çdo ditë pune, ore të lumtura, nota e tinguj afeksioni, fryëmarje impulsive për t’i thënë vetes, kam shumë për të dhuruar nga shpirti im.

Aktori Xhelal Tafaj krijon ato thjerrëza emocioni që prekin shqisat, deshifrimin e botës së personazhit duke krijuar atë nocion vaksinues së arti shpreh botën shpirtërore, magjepsjen e fjalës, atë çeles intuitiv në shifrat rekord se çfarë ndodh në emocionet që përcillen. Ka një moment kur ky aktor i talentuar bëhet i përzgjedhuri i spektatorit, protogonisti i tij dhe në fund idhull.

Është bukur kur kjo simbolizon  krijonë efektin lidhjes aktor- spektator. Skena është dita e kreativitetit të tij, pika nevralgjike ku ai përsoset drejt perfeksionit. Të qenit këmbëngules, serioz në punën e tij, është një arritje duke e bërë Xhelalin mjeshtrin e fjalës, realizuesin e mbi 70 roleve të spikatura, duke realizuar një plasticitet karakteresh dhe organiciteti. Sukseset e tij janë vlersuar nga spektatoret duke arritur të elektrizojë sallën.

Është vështirë të flasesh për Xhelal Tafaj, për profesionalizmin e lartë që posedon, për stampat dhe vulën që ai lë në  interpretim. Zëri i tij i embël, komonikues, portreti aq i ngrohtë, jep tiparet e gërshetuara të vlerave me epitetin e përkryer në çdo detaj. Të bie në sy loja e tij racionale, kompletimi i padiskutueshëm me çdo pjesë të vënë në skenë. Ky tregues cilësor e bën një nga figurat me kryesore në teatrin "Aleksandër Moisiu "në Durrës.

Deputimet e tij janë realizime koherente dhe absolute që kanë lënë vlera prej mjeshtri të madh. Kur flasim për figurën e Xhelal Tafaj mendojmë nje artist të kompletur që e dashuron artin që nga fillesa e saj në vigjilje të muzikës së praruar e deri te shtëpia e përjetshme, dashuria që e pret çdo ditë, skena..teatri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat