Këta janë kandidatët për Çmimet Kombëtare të Letërsisë 2016

Kultura

Këta janë kandidatët për Çmimet Kombëtare të Letërsisë 2016

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 15:01
Ilustrim

Një javë para organizimit të ceremonisë së ndarjes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2016 juria ka bërë publike emrat e kandidatëve të nominuar për çmimin “Vepra letrare më e mirë e vitit” dhe “Vepra letrare më e mirë e vitit e përkthyer”.

Juria e përbërë nga znj. Saverina Pasho në cilësinë e kryetares së jurisë dhe anëtarët: Virion Graçi, Vjollca Osja, Laura Smaqi dhe Beti Njuma ka shqyrtuar dhe përzgjedhur emrat e kandidatëve si për çmimin “Vepra letrare më e mirë e vitit” dhe “Vepra letrare më e mirë e vitit e përkthyer”.

Titujt për të dyja kategoritë të renditura në rend alfabetik:

1. Kandidatët për çmimin “Vepra më e mirë e vitit”:

· Fjalor udhëzues për misterin e dosjeve - Bashkim Shehu
· Gurit të varrit ia rrëfej - Agron Tufa
· Largësi ideale - Parid Teferiçi
· Të gjthë premtojnë Parisin - Nasi Lera
· Tuneli i dhëndurëve - Shkëlqim Çela

2. Kandidatët për çmimin “Vepra më e mirë e vitit e përkthyer”:

· Bukë me sallam - Charles Bukowski - Iris Sojli
· Fëmijët e mesnatës - Salman Rushdie - Ilir Baçi
· Robinja - Marcel Proust - Edit Dibra
· Rrëfenja e shërbëtores - Margaret Atwood - Engjëllushe Shqarri 
·Të parët tanë: Viskonti i përgjysmuar, Baroni rebel, Kalorësi i paqenë - Italo Calvino - Adrian Beshaj

Ceremonia e ndarjes së Çmimeve Letrare do të mbahet në datën 13 dhjetor, ora 12:00 në ambientet e Ministrisë së Kulturës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat