Promovohet vepra e Frrok Kristajt “Si e njoha Nënën Terezë”

Kultura

Promovohet vepra e Frrok Kristajt “Si e njoha Nënën Terezë”

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 23:27
Kopertina e librit

Me rastin e shënimit të 37-vjetorit të laurimit të Nënës Tereze, alias shën Nënës Tereze, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, ditën e shtunë, më 10 dhjetor 2016, në orën 12, shënohet 10 dhjetori, kur bëhet dorëzimi i Çmimit Nobel, përkatësisht shënohet 37-vjetori i laurimit të Nënës Tereze me Çmimin Nobel për Paqe. Kjo datë edhe ishte kur për herë të parë u lauerua një shqiptar (shqiptare) me Çmimin Nobel.

Tani dihet se Nëna Tereze është nobelistja e parë në botë që u shenjtërua. Po ajo është edhe autorja e parë shenjtëreshë në botë e uratave, që do të thotë se ajo e shenjtëroi edhe lutjen, e shenjtëroi lutjen që ne na gjason me poezinë.

Njëherësh, Nëna Tereze është simboli i Nënës së parë në botë që u shenjtërua. U shenjtërua Nëna që lind, rritë dhe edukon brezet e reja.

Motrat e nderit pjesëtare të ‘Misionareve të dashurisë” pas Nënës Tereze nuk kanë të drejtë ta trashëgojnë më titullin Nënë. Kjo pra është SHËN NËNA TEREZE.

Nga kjo del se Nëna Tereze ishte shëmbëlltyrë e një nëne shqiptare, që u ngrit në një figurë të një nëne dhe të një të shenjtëre të gjithë njerëzimit. Dhe, nuk është e rastit që shkrimtarja franceze, Margerit Jursenar, se dëshiron që për nënë ta ketë pikërisht një nënë shqiptare.

Me shpalljen e Nënës Terezës shenjtëreshë (4 shtator 2016), ajo u ngrit në lëterin e mbarë njerëzimit pa dallim feje, race apo etniteti.

Për këtë edhe mund të pohohet se ndër personalitetet më të ndritur që pati njerëzimi, ishte figura e Gonxhe Bojaxhiut - Nënës Tereze.

Me këtë rast promovohet edhe vepra e Frrok Kristajt “SI E NJOHA NËNËN TEREZE”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat