Shfaqja një groteskë teatrore e përfunduar mirë

Kultura

Shfaqja një groteskë teatrore e përfunduar mirë

Nga: Nijazi Ramadani Më: 6 janar 2017 Në ora: 18:03
Im atë donte Adolfin

Teatri i Gjilanit dha premieren e dramës së autorit Mehmet Kraja, “Im atë donte Adolfin”, dramatizim i Shkëlzen Berishes, në regji të Ilir Bokshit, ku ngjarja në shfaqje paraqitet si problem kufijsh, probleme të ndarjes së Shkodrës dhe Krajës, ku Shkodra mbetet në Shqipëri, e Kraja në Malin e Zi.

Teatri i qytetit në Gjilan  dha premierën e dramës  “Im atë donte Adolfin”,  shfaqja është një rrëfim i historisë shqiptare në mënyrë artistike sipas dramatizimit të Shkëlzen Berishes, vihet në skenë nga regjisori Bokshi, i cili ka arritur që mjaft mirë t`i shndërroj në art ngjarjet e kohës, përmes botës së dy kryepersonazhëve të Hitlerit dhe Stalinit, të cilët sado që përfundojnë tragjikisht, epoka e tyre nuk përfundon në të njëjtën kohë me ta.

Tema e shfaqjes ngërthen në vete një të kaluar, ku përmes skenave pasqyron në mënyrë metaforike realitetin e kohës së një lufte, ku shumë shpejt “çlirimtari”, bie në kthetrat e shtypjes totalitare, moniste dhe të një lloji tjetër të “hibridizimit” të llojit të vetë bolshevik në kufirin RPSSH dhe RSFJ-së, të viteve të ‘45-ta që thuret dhe ç’thuret në format mjeshtërore intriguesve të agjenturave pro dhe kundra të personifikuar përmes logjikës së mentalitetit provincial të një zone kufitare të instrumentalizuar me ideale të një beteje me vetëvetën,  ku   përbëjnë kudër të mjaftueshëm për një ndodhi të pazakontë, kur edhe sharjet janë shprehje e urrejtjes karshi dashurisë nga një anë përmes telave me gjemba shfryhet në anën tjetër, i motivuar nga propaganda miqësore e kthyer në armiqësore, realitet ky tragjik që shkon deri nga naiviteti i zbërthyer përmes një dhunuesi, dhuna shpërthen deri në një absurditet. Ndonëse duke i shpalosur në mënyrë ironike zhvillime këto që për kohën e sotme dalin gati të pabesueshme, por gjithsesi mjaftë domethënëse.

Ngjarja rikthehet me variante për të pasqyruar atë realitet përmes simboleve të ndryshme, flamujve fotografive të idhujve ideologjik dhe politikë të një sistemi të ngritur mbi kultin e individit, për ti reflektuar përmes personazheve dhe, për ta zhvilluar ngjarjen e rastit prej situatës në situatë,  duke përfshirë në konfliktin dramaturgjik personazhet tipike të rrethanës, siç është Drana që paraqitet si grua dhe shtazë nga njeriu i marr dhe injorant  i po kësaj “provinence”. Aty, futën në trataiva këmbimi me fyerje për ta kthyer imazhin prej një ane në anën tjetër, duke prodhuar dhunën nga pasojnë të gjitha të këqijat e tjera. Dhe, kjo bie në një masë të atillë sa për të rënduar e për ta ligështuar atë bosht monstruoz, duke i rënduar ata në shpirt  idealet e ushtarit, përmes tij sjell si hallkë e sistemit që zgjeron intrigën, dhunën dhe sundimin në formën e spirales.

Drama ka nxjerr në plan të parë  idenë themelore se, njeriu i robëruar i sistemit që here-herë ka dalë edhe jashtë kornizave të tij, sikur edhe njeriu i turmës, e, sa i shtypur edhe i robëruar dhe i përvuajtur nga demiurgët ideologjikë, qëndrojnë në epiqendër të pësimeve, që vijnë njëra pas tjetrës dhe nuk kanë të ndalur. Për ta përforcuar elementin paradoksal të një rrethane të këtillë, do të jetë dhia i kthyer në grua,  sipas tekstit të mbështetur të dramaturgut, edhe regjisori ka nxjerr popullin e shpërfillur dhe përvuajtjet nga përbindëshit, që njeriu nënçmohet si i pamëshirshëm për ta tërhequr vijën metaforike, ku këtu ai bënë veprimin  heroik të shpëtimtarit, duke e kthyer luftëtarin, i cili po sakrifikonte vetveten për të shpëtuar dhe prapë i përdhunuar me dhunë në anën tjetër.

Valimi i flamujve dhe parakalimet ishin karakterizuar si një prolog i shfaqjes për të hyrë pastaj në brendësi të saj.  Kjo, ka arsyetuar qasjen dhe gjetjet regjisoriale dhe, mbase ishte ajo që i ka shërbyer për një kategori, të cilët më shumë përdorin skenën sesa bëjnë risi për skenën teatrore, ku më shumë flasin për protoganistin sesa hedhin dritë diçka përmes personazhit. Karakteri i konceptimit të personazhit simbolika e një fotografie ikona e shfaqjes hedhur në treg për shitje të ndjenjave nga njeriu i thjeshtë, i cili shfaqet herë si Adolf Hitleri e herë si Stalini , varësisht nga situata, ishte një gjetje e mirë regjisoriale e konflikteve në Ballkanin e instrumentalizuar për interesa të fuqive të huaja, duke e tipizuar atë si Adolfi apo Stalini, sepse vetëm ai vret, ndërsa populli vritet, përdhunohet skajshmërisht, dhuna si absurditet apo mjet i persekutimit, varet apo vetëvritet ekzekutohet dhe, nuk vrasin. Po ashtu kjo gjendje traumatike është reflektuar në zona ku prehen kufijtë, si embrion i parë i shteteve që kanë për bazë jo drejtat dhe liritë e njeriut, por kultin e individit të një shoqërie totalitare që po lind dhe të fyer marrëzisht nga ata që po e vendosin pushtetin e tyre mbi kurrizin e atyre që përjetojnë ose mbijetojnë dhunën si mjet i fabrikimit të trurit dhe sjelljeve e veprimeve të automatizuar prej tyre, por dhe si një paralajmërim, si ngarendje pozitive e negative, si në rrafshin kombëtar dhe në kontestin shoqërore dhe universal  njerëzor.

Mbi të gjitha, shfaqja “Im at  donte Adolfin” , jepte tipizimin e karaktereve, përmes parodisë të ngjarjeve nga e kaluara e rreshtimeve të ndryshme shoqërore, fashiste, sociorealiste e moniste. Shfaqja ishte një nga ato shfaqjet që ka bërë të shtrohen shumë dilema të hapura, si në taborin kombëtar, ashtu edhe në taborin shoqëror e familjar, ku paraqitet koha dhe sjellja absurde ku “vjen si gjithnjë i huaji dhe na detyron të zhveshim uniformën, të çarmatosim ushtrinë”.

Megjithëse ka pasur edhe disa matje, të cilat kanë nxjerr dilemat e shtruara, si provokime të skajshme mbi simbolet.

Gjetjet e aty për atyshme dhe qasja regjisoriale e papërcaktuar, ishin një nga format, të cilat janë thirrur sipas tekstit të Mehmet Krajës dhe në regji të Ilir Bkshit, por ato janë ndërtuar sipas prizmit ironizues tejet therës por mjaft tërheqës që, në skenën tonë teatrore, ishin edhe mjaft prekën figurat idil, sidomos për disa kategori shoqërore të dala si produkt i asaj gjendje. Regjisori ka aluduar për të shpërfaq disa nga dilemat e papërcaktuara në shfaqje, si çështje këto, që janë parashtruar për t’u nënkuptuar dhe interpretuar sipas sugjestioneve tematike e artistike, varësisht nga këndvështrimi i tyre dhe nga shija e akëcilit.  Aty, përmes shpalosjes së ndjenjave arrin ta reflektojë intrigën, dhunën, përqarjen dhe sundimin  absolut të tyre, që u shërben si instrument për ta mbajtur situatën ose më mirë e ngrinin bazën reale, dhe flasin përmes figurave, metaforave, simboleve, retorikës, ritmikës artistike, lëvizjeve, komunikimit autorial në skenë, transformimit. Mbi te gjitha, shfaqja jepte tipizimin e karaktereve, përmes ngjarjeve nga e kaluara e rreshtimeve te ndryshme ideologjike. Gjetjet skenike, ritmi dinamik dhe skenografia përputheshin me amibeintin e ngjarjeve, duke u dendësuar aq sa të linte përshtypjen e një dokumentari pa menopauzë që shihen shpesh në skenën teatrore. Te dy ekstremet kishin  trajtat e dhunës mes ekstremeve të dy  kryepersonazheve . Ata kishin krijuar një bagazh epokal të vardisjeve ideologjik  e politik për masat e të cilëve, pos ndarjes me mure dhe gjemba, kishin lënë një  mendësi që la vrrag morale, thyerje tragjike deri në absurditet dhe herë-herë në grotesk përudhen e një gjendje amorale ne te kaluarën jo te largët. Shfaqja ishte një nga ato shfaqjet që ka bërë të shtrohen shumë dilema të hapura, si ne taborin shoqëror dhe etapat historik, që kur ka zënë fillin logjika e sundimit dhe ekspozimit të fytyrës së vërtetë të dashurisë ndaj urrejtjes, të përvuajtjes ndaj poshtërimit, të lirisë ndaj pushtimit ashtu edhe ne taborin shoqëror transite, ku paraqitet koha dhe sjellja absurde, ku vjen si gjithnjë edhe na detyron të veshim apo të zhveshim uniform nga tabu temave.

Megjithëse ka pasur edhe disa matje, se ngjarja skenike bie te kthimi në shtëpi publike si mediokritet që e “ha pazari”, në teater. Skena këto, të cilat kanë nxjerr dilemat e shtruara, si provokime te skajshme mbi njeriun e keqpërdorura, dhe i rikthyer në bordele, te cilat janë interpretuar dhe kanë lënë përshtypje te gabueshme mbi të kaluarën tonë, që ka renduar mbi supet e popullit si hije e zeze. Shfaqja la mbresat dhe impresione për figura aktorësh të fuqishme skenike në një groteskë teatrore, e të përfunduar.

Shfaqja si realizim skenik ishte e suksesshme. Muzika dhe skenografia ishin mjaftë të thjeshta, por me fuqi dhe efekt të madh skenik  në  teatrin e Gjilanit.

Shfaqja u lavdërua nga kritika dhe shikuesit, por edhe nuk kaloi pa kritika, për shkak se dramatizimi nga ana e Sh.Berishes dhe  regjisorit Ilir bokshit ka futur brenda saj masivitet, skena banaliteti dhe zhurma.

Për shfaqjen  ka pasur vlerësime të ndryshme, se  drama “Im atë donte Adolfin, u vlerësua si një përpjekje e Teatrit profesionist gjilanas për të interpretuar historinë kombëtare,  ku përmes kësaj shfaqje janë përpjekur për të shtjelluar disa themele të historisë kombëtare dhe këtij qëllimi ia kanë dalë mbanë, por shfaqja duhet me disa detaje e imazh si dhe njëkohësisht të pasuruara me disa elemente tjera. Tërë kjo paraqitet nëpërmjet fatit të dy kryepersonazheve, të cilët edhe janë të ndikuar nga politika botërore, kurse shfaqja preku edhe aktualitetin e tashëm. Kjo shfaqje ishte e mbushur me përplot gjallëri, pati gjetje shumë të mira skenografike, kurse edhe loja e aktorëve ishte shumë e mirë dhe është pëlqyer nga publiku, që edhe kësaj radhe e kishte mbushur sallën e teatrit. “Vetë autori vjen nga Kraja, kështu që ky është problemi bazik. Si dramatizim është bukur fragmentar dhe po mundohem që të gjej një zgjidhje alternative dhe shfaqja të jetë alternative”, është shprehur regjisori Ilir Bokshi. , shfaqja kjo që u mirëprit si nga publiku gjilanas.  Publiku, ndërkaq, dha vlerësim pozitiv për shfaqjen se publiku e kuptoi mirë shfaqjen dhe reagoi pikërisht aty ku kemi pritur edhe ne. Aktorët që  luajnë në këtë shfaqje janë pjesë e trupës së Teatrit të Gjilanit: Bartës i rolit kryesor, znj. Emine Toska aktoriët tjerë Alban Shahiqi, Ernest Zymberi, Safete Mustafa, Avni Shkodra, Gani Rrahmani, Ali Demi, Njomza Kalaveshi dhe Tringa Hasani,Bashkim Nexhipi etj, ndriçimi:Fatmir Halili, kostumet, S. Kurtalani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat