Nga lashtësia ka historinë e vet, kënga dhe vallja në Zhur

Kultura

Nga lashtësia ka historinë e vet, kënga dhe vallja në Zhur

Nga: Aziz Bytyçi Më: 16 janar 2017 Në ora: 10:37
Ansambli “Emin Duraku”

Nga historiku i këtij Ansambli kanë dalur këngëtar të talentuar të këngës dhe valles burimore , të njohur në të gjitha trojet shqiptare, po ashtu nga ky Ansambël kanë dalur koreograf  dhe instrumentalist të njohur. Po nga Ansambli “Emin Duraku” i Zhurit doli këngetarja e mirnjohur tani e ndjerë Nazmije Tota Hoxha , ku triumfoi në Estraden Kombetare të Kosovës dhe ishte mjeshtre e artit të këngës popullore , po nga ky Ansambël dolën edhe shumë e shumë figura të ndritshme të artit kulturor siç rrezatojë çdo here me vargjet e tyre të këndueme me këngë në këto anë të Lumës bujare , me tradita të lashta të të parëve tanë si:Nadire Berisha,Ymrije Beqaj,Xhemali Berisha,etj

AAKV “Emin Duraku” në Zhur , është njëra ndër vatrat e dalluara amatore të Komunës së Prizrenit , e formuar mënjëher pas luftës së dytë botrore , nga njeriu i skenës , që aqë shumë e deshti skenën  , tani më i ndjeri, themeluesi i këtij Ansambli (Tempulli të shenjët) Hamdi.Shaban.Elezkurtaj . Historia , tradita dhe kontributi i Ansamblit “Emin Duraku” të Zhurit , në shekuj është vuliminoz dhe me germa të arta.Ky Ansambël i këngëve dhe vallëve , nga themelimi i tij e deri në ditët e sotme  është vlersuar shumë lartë me punen dhe profesionalitetin e vetë , si Ansambël  më aktiv dhe më i suksesshëm e në vazhdimësi shpallet si subjekt kulturor  që prezanton vlera të mirfillta artistike.

Ansambli “Emin Duraku” në Zhur , përbëhet nga një udhëheqje shumë serioze  dhe intelektualesh , ku kryesisht janë njerëz të profesionit përkatës , muzicientë të shquar në të gjitha sferat e artit të muzikës si dhe me koreograf shumë të talentuar , një ndër ta është drejtori i Ansamblit të “Emin Durakut” në Zhur , profesori I nderuar Hajdar Elezkurtaj , i cili me punën e tij të pa lodhëshme ka bërë reputacion jo vetëm në Komunen e Prizrenit  apo edhe në tërë Republiken e Kosovës  por edhe më gjërë deri në europen e modernizuar dhe andej përtej Oqeanit Atlantik në Ameriken e Largët dhe Australi. Në repertoarin e vetë , ky Ansambël kultivon  këngë popullore,folklorike e burimore si dhe si dhe në repertor  ka shumë vale nga të gjitha trevat shqiptare , koreografike popullore , valle folklorike e burimore si dhe autoktone . Ky Ansambël posedon orkestrën popullore , folklorike e burimore si dhe këngëtar të talentuar , të cilët e kanë dëshmuar vetën vite me radhë nëpër Festivale të ndryeshme në vend dhe jashtë vendit duke u kthyer me kuroren e vendit të pare fituese , vlenë të theksohet me rëndësi , duke mos e kursyer mundin e as djersen , me më të gjitha grupë moshat e Ansamblit , profesori i palodhur  me punen e tij markante dhe të artë z.Hajdar Elezkurtaj. Ansambëli i Këngëve dhe Vallëve “Emin Duraku” të Zhurit , të kësaj treve Lumjane , të Dardanisë Antike u themelua po thuajse mënjëherë pas Luftës së Dytë Botërore në vitet 1948/49 , nga një grup entuziastësh të folklorit  në krye me Hamdi Shaban Elezkurtajn , I cili me punen e tij të aso kohe , kryesisht kultivonin folklorin burimor “DASMËN E ZHURIT”të viteve 1958/1960 e njohur jo vetëm në të gjitha trojet shqiptare por edhe në Europë e botën perendimore, ku kjo Dasëm Dardan shumë herë u kthye me kurorën e vendit të parë , nëpër Festivalet e mëdha në vendet me demokraci të lashtë e sidomos në vendet mike të kombit tonë shqiptar.

Nga kjo pjesë skajore e vendit ku shtrihet fshati Zhur , njëri ndër fshatrat më të mëdha në Republiken e Kosovës , ky Tempull I shenjët I themeluar pothuajse gati një shekull nga njerëzit më eminent të dashurisë për skenën në këto treva  pos vallëve,këngëve popullore , burimore e folklorike  ka vertet doke dhe zakone me lashtësi iliro-dardane që festohen sot e kësaj dite duke mos i harruar traditat , doket e zakonet falë shkollarëve  dhe intelektualëve të këtij fshati  mbi 10 mijë banorë . Po në këtë vitë filloj të aktivizohej edhe orkestra e muzikës popullore si dhe grupi dramatik , ndersa në vitet 1970 / 1971 fillon orkestrina folklorike  si dhe grupi i koreografisë . Ansambëli gjatë këtyre viteve  pothuajse shtatë (7) dekada  ka marrur pjesë në shumë festival të  karaktereve të ndryeshme , si në festivale locale , në atë kohë në festival krahinore , republikane,federative,ballkanike , europiane e botnore , në vendet ,si në kryeqytetin e Bullgarisë në Sofi , Koper,Sverlig , Zagreb , Beograd , Kil , Izmir,Hvar, Gjirokaster , Kalabri , Ohër , Tropojë , Peshkopi . Po ashtu vlenë të theksohet që me punën e përkushtuar që nga themelimi I Anësamblit  të viteve 1948/49 , kur u themelua nga një burrë shumë i pregaditur , profesionalisht, i matur shumë, në atë hohë , dhe intelektual me të gjitha vyrtytet që i takon një intelektuali , tani i ndjeri Hamdi Shaban Elezkurtaj e nëpër vitet të tëra duke qitur kuadra të ndryeshme të cultures në valle , këngë , artiste të kësaj ane Lumjane që shembëlltyen jo vetem në vend por deri andej-përtej Oqeanit Atlantik  në Ameriken e largët e deri në ditët e sotme ku profesori i muzikës z.Hajdar Elezkurtaj me punën e tij markante është shembull  ku ato gjenerata të ndryeshme të grup moshave I nxjerr talenta , falë punës së palodhshme të profesorit Hajdar Elezkurtaj . Ky Ansambël i kishte katër turne në vendet me demokraci të lashtë europiane , si : në Gjermani , Zvicerr , Itali , I cili Ansambël korri suksese andej në gjithë europënë e civilizuar me demokraci të lashtë I cili u kurorizua me çmime të larta (vendet e para), të argjendeta , me plaketa si dhe me mirnjohje të shumta që u dekoruan , falë punës së profesor Elezkurtajt me stafin e tij të cilet derdhen djerrës me vite të tëra , etj .

Nga historiku i këtij Ansambëli kanë dalur këngëtar të talentuar të këngës dhe valles burimore , të njohur në të gjitha trojet shqiptare, po ashtu nga ky Ansambël kanë dalur koreograf  dhe instrumentalist të njohur. Po nga Ansambli “Emin Duraku” i Zhurit doli këngetarja e mirnjohur tani e ndjerë Nazmije Tota Hoxha , ku triumfoi në Estraden Kombetare të Kosovës dhe ishte mjeshtre e artit të këngës popullore , po nga ky Ansambël dolën edhe shumë e shumë figura të ndritshme të artit kulturor siç rrezatojë çdo here me vargjet e tyre të këndueme me këngë në këto anë të Lumës bujare , me tradita të lashta të të parëve tanë si:Nadire Berisha,Ymrije Beqaj,Xhemali Berisha,etj.Ansambëli për momentin siq u njoftuam nga profesori I muzikës njëherit edhe drejtor i Ansamblit z.Hajdar Elezkurtaj i ka tri grup mosha, diku 80-të anëtarë aktiv.Ansambli “Emin Duraku” I Zhurit gjendet para kremtimit të 70-të vjetorit të tij të veprimtarisë së vetë . Profesori z.Elezkurtaj për gazetën tone Kombëtaren “BOTA SOT”, tha se:neve jemi duke u pregaditur  që ky Ansambël ta kremtoi 70-të vjetorin e lindjes së tij aqë madheshtor , kun eve mendojmë , duke shpresuar se Qeveria e Republikës së Kosovës, gjegjësisht digasteri I saj Ministria e Kultures që të na ndihmoj, sepse këtij Opusi Kulturor që me dekada të tëra , pothuajse gati një shekull dha dhe krijoj shumë talent nga gjiri i saj , me shpres që do na jep përkrahje që të financoi duke I pritur të gjithë Shoqëritë Kulturo-artistike të të gjitha trojeve shqiptare e pse , edhe jo nga vendet mike tonat nga europa e deri andej Oqeanit Atlantikë në Ameriken dhe Australin e largët.Duhet theksuar se gjatë kremtimit të 70-të vjetorit të Ansambli është duke e pregaditur një monografi nga z.Qerkin Bytyçi dhe një grup veteranësh të Ansamblit.

Me një keqardhje u njoftuam nga drejtori i Ansamblit “Emin Duraku” në Zhur , z.Hajdar Elezkurtaj se Ansamblit  asnjëher nuk ju kanë dhënë mundesia ta ketë një sallë  të posaqme (të vetën), siq i takonë këtij tempulli të shenjët të cultures dhe tradites shqiptare , apo një zyre ,por gjithmon është strehuar dhe aktivitetet e tija që kanë dhënë shembull  jo vetëm në vend por gjithë andej botës perendimore në sallat e shkollës fillore të fshatit Zhur dhe ish Fabrikës së Printeksit në këtë fshat. Që nga viti 2008/09 , ky object që ishte në plan të ndertohet Shtëpia e Kulturës është rënuar dhe ka filluar ndërtimi i Pallatit të Kultures, pra që nga viti 2009 e deri më sot ky objekt akoma nuk ka përfunduar dhe për ne është një problem shumë i madhë , sepse kemi mbetur pa kulm mbi kokë,të cilat ushtrimet I mbajmë në hollin e shkollës dhe për shumë anëtarë kjo situate ka kaluar në monotoni, dhe nëse ky problem nuk zgjidhet brenda këtij viti  shumë anëtar kanë me u na larguar thotë profesori  z.Elezkurtaj, njëherit  drejtor në këtë tempull të shenjët.Ndër të tjera ku ai thotë : edhe, pse, për momentin kemi shumë problem me gjinin mashkullore,shumë të rinjë po na largohen për shkaqe sociale – papunësia e madhe edhe në këtë drejtim. Drejtoria për Kultur në Prizren duhet ta ketë parasyesh këtë problem akut, këtë situate të krijuar në Ansambël me keqardhje e thotë profesori i cili derdhi shumë mund e djerës me bashkëpunëtoret dhe anëtaret e tij që të jesin jashtë stadit,që të vije ky Tempul i Kultures që për shtatë dekada nxjerri  talenët të artit skenik në sken në këtë gjendje të vije është mjerim , i cili Tempull (Ansambël), ishte, është dhe do të jetë vater e kultures.Në fund profesori Hajdar Elezkurtaj tha se : prandaj Ansambli edhe për shkaktë të mungesës së lokalit ka stagnue,seksioni I dramës, orkestrinës si dhe ka filluar me të madhe me na u shkatrruar garderoba. Ansambli “Emin Duraku” nga Zhuri edhe pse në kushte të mjerueshme financiare, me një vullnet të pamohueshem të anëtarëve aktiv gjithkund  ku janë prezantue kanë perfaqësu Kosovën dhe me dinjitet , sidomos në 100 vjetorin e pavarsisë së kombit shqiptar në mesin e milijonave shqiptarë dhe në mesin e Anësambleve më të dalluar shqiptar.E gjithë kjo në fund nga drejtori u njoftuam se pas shumë krizave që po i ketë ky Ansambel, ky tempull I shenjët që gati po i ofrohet një shekull , që kur është themeluar, po flitet që në këtë vit do të fillon funksionimi i Pallatit me ndarjen e 100.000 mijë eurove nga Ministria e Kulturës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat